Secondary Adv

Rruga e Kombit jepet me koncesion ne 15 tetor

Javën e ardhshme pritet të shpallet kompania fituese që do të marrë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës së Kombit.


Aktualisht janë katër kompani në garë dhe Ministria e Transporteve ka njoftuar se më 15 Tetor do t’i hapet drita jeshile këtij procesi. Por nga ana tjetër, ekspertët argumentojnë se nuk është koha e duhur për dhënien me koncesion të aksit Milot-Morinë, i pari koncesion në vend përsa i përket infrastrukturës rrugore.


Vlerësimi i ofertave do të bëhet më 15 Tetor, ku do të përcaktohet edhe tarifa e saktë për të kaluar në aksin Milot-Morinë, megjithëse deri më tani është thënë se do të jetë 5 euro. Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.
Kompania fituese do të ketë nën administrim këtë rrugë për një periudhë 30 vjeçare , ndersa qytetarët do të paguajne 5 euro për kalimin e saj.
Ministri Edmond Haxhinasto, kohë më parë deklaroi se në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do t’i jepet asaj kompanie që do të ofrojë kerkësen për subvencion më të ulet nga ana e shtetit.


“Kemi kater kompani në garë dhe me 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit te përfundimit të Rrugës së Kombit. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH, që është më e ulet sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme. Elementi dallues në këtë garë do jetë kompania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulet nga ana e shtetit. Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptare.”, tha Haxhinasto.


Më të lexuarat