Secondary Adv

Ashpersohen masat ne Kodin Penal, mosdeklarimi ne dogane denohet me 7 vite burg

Ndërsa bizneset në jug po bëjnë bilancet paraprake të përmbytjeve, Komisioni i ekonomisë po diskuton ndryshimet në kodin penal, në të cilin parashikohen masa të rrepta ndëshkimore.


Zv.ministrja Beqiraj raportoi masat e ndëshkimit të parashikuara në këtë pr.ligj, ku bëri të ditur se mosdeklarimi i saktë ose i rremë në doganë dënohet me 7 vite burg. Zv.ministrja deklaroi se ashpërsimi i masave, të parashikuara në këtë pr.ligj bëhet në kuadër të luftës kundër informalitetit. Nga ana tjetër, deputeti Kadeli ka kundërshtuar masat e parashikuara në këtë pr.ligj, duke argumentuar përpara komisionit se janë masa të tepruara dhe se nuk pritet të sjellin të ardhura.


Opozita nga ana tjetër ka kundështuar këto masa duke thëne se nuk janë pyetur grupet e interesit. Beqiraj tregoi se grupet e interesit nuk janë pyetur sepse normalisht, do të ishin kundër masave të tilla, që shkojnë deri në heqje lirie. Diskutimi më i madh përfshiu komisionin, teksa zv.ministrja e financave raportoi mbi ndryshimet e nenit 174 të ligjit të Kodit penal.


“Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”


Më të lexuarat