Secondary Adv

Programe ndihme per 61 bashkite ne vend nga Italia

Programi aktual Italo-Shqiptar i Bashkëpunimit për Zhvillim përfshin Programin e Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement), i cili synon te mbështesë iniciativat e zhvillimit social të propozuara nga autoritet publike shqiptare përkatëse.


Bëhet e ditur se janë të pranueshëm projektet e formuluara në linjë me prioritetet strategjike të identifikuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Qeverisë shqiptare, me strategjitë sektoriale dhe ato ndërsektoriale si dhe me Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë që kanë të bëjnë me aspektet dhe sektorët prioritarë të mëposhtëm: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, të mësuarit profesional dhe gjatë gjithë jetës (lifelong learning), shëndetësinë publike, përfshirjen sociale, gjenerimin e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe kohezionin social.Projektet përzgjidhen përmes Thirrjeve për Propozime (Call for Proposals) të cilat publikohen në mënyrë periodike në faqen e internetit të IADSA-s (https://www.iadsa.info), dhe në të cilat kanë të drejtë të konkurojnë institucionet publike shqiptare.


Për zbatimin e projekteve janë të pranueshme edhe bashkëpunime në formë partnership-i me OJF shqiptare dhe italiane, entet lokale italiane si dhe me Organizma Ndërkombëtare. Në përgjijgje të tre Thirrjeve të para për periudhën 2013-2015, IADSA ka finacuar 31 projekte me nje vlere totale prej 11.6 milionë eurosh.Thirrja e Katërt do të publikohet më 14 tetor dhe do të synojë kryesisht reduktimin e pabarazive midis rajoneve në aspektin e zhvillimit shoqëror dhe njëkohësisht mbështetjen e 61 bashkive shqiptare te dala së fundmi nga reforma territoriale. Afati i fundit për prezantimin e projekteve do të jetë ora 12.00 e datës 28 janar 2016.


Më të lexuarat