Secondary Adv

Shqiperi-Greqi, 42 milion euro per zhvillimin e zonave nderkufitare

Shqipëria dhe Greqia do të zbatojnë një program të ri ndërkufitar “Interreg IPA”, të miratuar tashmënga Komisioni Europian, që synon të përmirësojë cilësinë e jetës në rajonet mes dy anëve të kufirit.


Corina Cretu, Komisionere për Politikat Rajonale thot se: “Programet ndërkufitare sigurojë masa konkrete për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe ofrojnë mundësi të reja ekonomike. Ato ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe janë një mundësi për rajonet për të gjetur zgjidhje për sfidat e përbashkëta. ”Programi mbulon 11 njësi kufitare rajonale në Greqi dhe 4 shqiptare. Ka një prej më shumë se 42 milionë euro, ku kontributi nga Bashkimi Europian llogaritet në rreth milion 36 milionë euro(Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit, IPA ).


Programi do të fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, nxitjen e transportit të qëndrueshëm dhe të infrastrukturës publike, si dhe në rritjen e ekonomisë lokale.
Investimet synojnë të promovojnë transportit të qëndrueshëm dhe për të përmirësuar menaxhimin e ujit, mbeturinave dhe energjisë shërbimeve ndërkufitare. Nga ana tjetër programi do të ndihmojë për të rritur konkurrencën duke mbështetur sipërmarrjen.


Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga zbatimi i këtij programi 6 vjeçar ( deri në 2020)janë: më shumë burime ujore të përdorura në mënyrë të qëndrueshme; reduktim i konsumit tëenergjisë në sektorin publik; përmirësimi i përgatitjes ndërkufitar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore; zhvillim i turizmit, si dhe përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen.


Më të lexuarat