Secondary Adv

Parku kombetar i Shebenikut, pika terheqese turistike me e re e 2015

Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës është transformuar në një destinacion të preferuar për qindra turistë shqiptarë dhe të huaj.

 

Ky park, i cili shtrihet në pjesën lindore të rajonit të Librazhdit dhe përfshin malet me të njëjtin emër kufizues me Maqedoninë, shquhet për një florë e faunë të pasur dhe pyje të dendur. Parku mbrohet dhe menaxhohet nga strukturat rajonale qeverisëse.Gjatë pjesës më të madhe të vitit, parku mirëpret qindra vizitorë të rinj por edhe turistë besnik, të cilët shijojnë natyrën e paprekur dhe ajrin e freskët të këtij parku.


Duke qenë se kjo zonë konsiderohet ndër më të ruajturat mirë, faqja Invest in Albania shkruan se kanë nisur të ndërtohen edhe shtëpi të vogla mirëpritëse, të cilat pritet të tërheqin më tepër turistët e huaj që të qëndrojnë më gjatë.Kjo iniciativë i sjell vendasve më tepër të ardhura dhe shpalos traditat e produkteve made in albania, sikurse edhe e kuzhinës tradicionale.


Më të lexuarat