Secondary Adv

Shetitorja e re e Vlores, firma belge ndryshon projektin fitues

Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini duke kundërshtuar projektin e paraqitur ka deklaruar se do të nxisin lëvizjen qytetare. Sipas tij projekti përfundimtar i Lungo Mares, i sjellë nga firma fituese, nuk e zgjeron rrugën siç mendohej, por  fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë.

 

Projekti i prezantuar nga kryeministri kur u shpall fituese studioja belge “XDGA” nuk ka asgjë të përbashkët me atë që u paraqit para disa ditësh në sallën e Këshillit të Bashkise nga kjo firmë, thonë përfaqësues të grupeve të interesit. Projekti përfundimtar u rivendos në tryezë dhe u analizua me detaje nga kreu i Qarkullimit Rrugor për Vlorën, shoqata e Ndërtuesve e Arkitekteve, ajo Mjedisore, Dhoma e Tregtise, etj.

 

Pasi kanë analizuar maketin përfaqësues të këtyre shoqatave  kanë kundërshtuar projektin e paraqitur, madje kanë kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit për këtë gjë.  Sipas Vasil Bedinit, kreut të Shoqatës së Turizmit në Jugun e Shqipërisë, projekti “Lungomare” shetitorja e re e Vlores nuk ishte ky që është tani, pasi ka pësuar ndryshime. “Nuk është projekti që na treguan, ka ndryshime. Ndryshimet e bëra t’i prezantohen qytetarëve”-shprehet Bedini.

 

 

Ndryshimet

Shetitorja e re e Vlores sipas Vasil Bedinit, i sjellë nga firma fituese, nuk e zgjeron rrugën siç mendohej, por  fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë. Si mund të bëhet një studim i tillë në një rrugë kyçe, e cila para 50 vjetësh është bërë 50 metra e gjërë rruga, tani të bëhet 3 metra e gjërë”, thotë ai për mediat.

 

Duke komentuar mbi atë çfarë ka parë me sy nga maketi i “lungo-Mares, Bedini shton se“nuk ka lënë më asnjë lloj hapësire tjetër për të bërë diçka tjetër, jo që nuk mund të bëhet më një kalim. Moli këtu është për ata që peshkojnë me kallem, sepse s’është për të parkuar as jahte, sepse e ha dhe jugu dhe perendimi. Duket sikur na është dhënë një rrugë si për lëmoshë”.

 

Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini hedh dyshime për ndryshimin e projektit fitues sipas interesave që fshihen pas kësaj. “Këtë rradhë menduam se do të bëjnë diçka, por qenka me hile dhe kjo rradhë. Duhet të jenë interesa shumë të ngushta të grupeve të caktuara, që e katandisin Vlorën si Rrogozhina. Të vijnë dhe ta hedhin edhe këtë projekt që kanë vendosur të bëjnë para qytetarëve” – deklaron Bedini.

 

Projekti “Lungomare” përfshin ndërhyrjen në gjithë vijën bregdetare të Vlorës, duke prishur kështu dhe shumë ndërtime pa leje, dhe jo vetëm. Ndërkohë, në muajin shtator pritet të nis nga puna dhe realizimi i projektit.


Më të lexuarat