![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Shetitorja e re e Vlores, firma belge ndryshon projektin fitues
Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini duke kundërshtuar projektin e paraqitur ka deklaruar se do të nxisin lëvizjen qytetare. Sipas tij projekti përfundimtar i Lungo Mares, i sjellë nga firma fituese, nuk e zgjeron rrugën siç mendohej, por fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë.
Projekti i prezantuar nga kryeministri kur u shpall fituese studioja belge “XDGA” nuk ka asgjë të përbashkët me atë që u paraqit para disa ditësh në sallën e Këshillit të Bashkise nga kjo firmë, thonë përfaqësues të grupeve të interesit. Projekti përfundimtar u rivendos në tryezë dhe u analizua me detaje nga kreu i Qarkullimit Rrugor për Vlorën, shoqata e Ndërtuesve e Arkitekteve, ajo Mjedisore, Dhoma e Tregtise, etj.
Pasi kanë analizuar maketin përfaqësues të këtyre shoqatave kanë kundërshtuar projektin e paraqitur, madje kanë kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit për këtë gjë. Sipas Vasil Bedinit, kreut të Shoqatës së Turizmit në Jugun e Shqipërisë, projekti “Lungomare” shetitorja e re e Vlores nuk ishte ky që është tani, pasi ka pësuar ndryshime. “Nuk është projekti që na treguan, ka ndryshime. Ndryshimet e bëra t’i prezantohen qytetarëve”-shprehet Bedini.
Ndryshimet
Shetitorja e re e Vlores sipas Vasil Bedinit, i sjellë nga firma fituese, nuk e zgjeron rrugën siç mendohej, por fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë. Si mund të bëhet një studim i tillë në një rrugë kyçe, e cila para 50 vjetësh është bërë 50 metra e gjërë rruga, tani të bëhet 3 metra e gjërë”, thotë ai për mediat.
Duke komentuar mbi atë çfarë ka parë me sy nga maketi i “lungo-Mares, Bedini shton se“nuk ka lënë më asnjë lloj hapësire tjetër për të bërë diçka tjetër, jo që nuk mund të bëhet më një kalim. Moli këtu është për ata që peshkojnë me kallem, sepse s’është për të parkuar as jahte, sepse e ha dhe jugu dhe perendimi. Duket sikur na është dhënë një rrugë si për lëmoshë”.
Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini hedh dyshime për ndryshimin e projektit fitues sipas interesave që fshihen pas kësaj. “Këtë rradhë menduam se do të bëjnë diçka, por qenka me hile dhe kjo rradhë. Duhet të jenë interesa shumë të ngushta të grupeve të caktuara, që e katandisin Vlorën si Rrogozhina. Të vijnë dhe ta hedhin edhe këtë projekt që kanë vendosur të bëjnë para qytetarëve” – deklaron Bedini.
Projekti “Lungomare” përfshin ndërhyrjen në gjithë vijën bregdetare të Vlorës, duke prishur kështu dhe shumë ndërtime pa leje, dhe jo vetëm. Ndërkohë, në muajin shtator pritet të nis nga puna dhe realizimi i projektit.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)