Secondary Adv

Porti i Shengjinit se shpejti linje trageti me Italine

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto vizitoi Portin e Shëngjinit me rastin e përfundimit të punimeve për kalatën e re dhe për thellimin e bazenit. Porti i Shengjinit me kalate te re dhe bashkohore per ankorimin e anijeve si dhe do te kete nje linje trageti Shqiperi- Itali.

 

Porti i Shëngjinit tashmë ka kalatën e re dhe bashkohore për ankorimin e anijeve. Investimi prej 3.2 milionë eurosh, financim i Bashkimit Europian nëpërmjet projekteve IPA 2008 është inauguruar nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.

 

Ky investim së bashku me ndërhyrjen për thellimin e bazenit, sipas ministrit Haxhinasto pritet që të rrisë ndjeshëm volumin e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve në këtë port. “Ashtu siç po ndodh me Sarandën, ashtu siç po ndodh me Vlorën, investim i ri që fillon këto ditë prej 15 milionë eurosh, ashtu siç do të vazhdojmë edhe me Durrësin me përmirësimin dhe me investimet në kapacitetet e përpunimit të mallrave, kështu po ndodh edhe me Shëngjinin. Jam i bindur që volume i mallrave dhe cilësuia e shërbimit këtu do të kenë vetëm rritje”, u shpreh ministri Haxhinasto.

 

“Është një zhvillim i rëndësishëm për Portin e Shëngjinit, pasi kanë përfunduar punimet per kalaten e re dhe për thellimin e bazenit dhe është bërë krejtësisht funksional kjo pjesë e rëndësishme e Portit, që do të ketë një ndikim shumë të madh në rritjen e volumeve të përpunimit të mallrave dhe të pasagjerëve, nga porti i Shëngjinit”.

 

 

Ne Shengjin do te ndalojne edhe jahtet

 

“Një mundësi e re e krijuar në Portin e Shëngjinit është parkimi i jahteve dhe i barkave turistike që do të jetë një kontribut për industrinë e turizmit, por gjithashtu edhe një kontribut për të ardhurat që do të realizojë Porti i Shëngjinit”. Per Haxhinaston se shpejti nga Porti i Shengjini do te kete edhe transport udhetaresh.

 

“Në fakt ne kemi folur tashmë edhe me operatorët e ri që po futen në tregun shqiptar dhe na është premtuar prej tyre që do të kemi ndalese në iteneraret e tyre, edhe në Shëngjin”. Shëngjini të ofrojë mundësi edhe më të mira edhe për operatorët ekonomikë të Kosovës të cilët janë gjithmon të mirëpritur këtu, me qëllim që të shkurtohen distancat e tyre për marrjen e mallrave dhe t’u ofrohen shërbime sa më cilësore në këtë port.

 

Një zhvillim i afërt për portin e Shëngjinit do të jenë edhe tragetet e udhëtareve. Për të rritur ndjeshëm sasinë dhe cilësinë e përpunimit të mallrave në portin e Shëngjinit, në proces është edhe ndërtimi i kalates veriore me vlerë 190 mijë dollarë që do të realizohet me fondet e vetë portit

 

 


Më të lexuarat