![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
Borxhi ndaj biznesit do te shlyhet deri ne qershor 2015
Borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes private për shlyerjen e pagesave të punimeve të ndryshme do të mbyllet gjatë muajve të Verës së vitit të ardhshëm.
Kështu është shprehur ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë analizës së punës për 300 ditët e para në krye të këtij dikasteri. Në përfundim të vitit të parë legjislativ për dikasterin e financave, objektivat e ardhshëm duket se ngjajnë me ato që sapo kemi lënë pas.
I vetmi ndryshim nëse mund të quhet i tillë, është se krahas qëllimeve kushtetuese të ministrisë si përmirësim i financave publike dhe lufta kundër korrupsionit, në muajt në vazhdim ministria e financave do të përqëndrohet edhe në garantimin e stabilitetit markoekonomik. Ndërkohë financimi i ndjeshëm i bashkimit europian pro mirë menaxhimit ë financave publike ka marrë vëmëndje të lartë dhe në raportimin e 300 ditëve.
Në 300 ditët e para të qeverisjes, ministria e Financave rriti të ardhurat nga administrata tatimore dhe doganore me 270 milionë dollarë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa borxhi i qeverisë kundrejt biznesit arrin në 720 milionë dollarë.
“Kemi rritur besimin te biznesi, tek ekonomia, qeverisja dhe rezultatet e kanë justifikuar. Por, kurrsesi ne nuk duhet të kënaqemi me pak. Shumë më tepër detyra na presin. Janë tre nivele ku ne do të fokusojmë punën tonë të ardhshme :
E para, thellimi i luftës kundër evazionit fiskal, kontrabadës dhe korrupsionit. Është një retorikë, por nuk ka arritur aty ku duhet. Kërkon qasje të re. Vendosmëria do të jetë parimi i parë. Do të bazohemi te teknologjia e informacionit dhe transparenca.
E dyta, efikasiteti i përdorimit të parasë publike sepse kështu do të mund të kursehet sa më shumë. Të realizosh të ardhura dhe t’i përdorësh mirë ato.
Dhe treta ka të bëjë me stabilitetin fiskal ku edhe në këtë rast do të kemi në fokus trasparencën dhe llogaridhënien. Jemi përballë sfidave të ndryshimeve legjislative, kryesisht në audit dhe kontroll brenda 300 ditëve të ardhshme.
Lidhur me stabilitetin ekonomik ka arritje, por ka tregues që kërkojnë performancë më të mirë. Tremujori i parë shërbeu vetëm si njohje për ato.
Shlyerja e borxheve
Borxhi ndaj biznesit është shlyer pjesa me e madhe dhe diku nga maj – qershori i 2015-ës do të bëjmë shlyerjen e plotë. Ka spekticizëm, por është detyrim i shtetit sepse ishin të mbartura dhe ishin mbajtur padrejtësisht biznesit. Në gjysmën e dytë do të nisë edhe kreditimi që do të thotë më shumë punë dhe më shumë.
Ulja e borxhit dhe përmirësim cilësor. 300 ditët e para janë stacioni i parëm, një hap për të marrë pak frymë dhe me përvojën e krijuar për të ecur më mirë në vazhdim drejt sfidave të reja, në rrugën tonë, që nuk janë të lehta, por kërkojnë reformë tërësore”, tha kreu i Financave
“Në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, pavarësisht se njerëzve mund t’u duken shumë 300 ditë, por duke hequr tre muajt e parë ku ne vetëm u njohëm me këtë fenomen dhe analizuar më pas, duke futur këtu dhe të gjitha procedurat që duhet të ndërtoheshin të gjitha nga fillimi, është një arritje e madhe që gati gjysma e këtij borxhi tashmë është shlyer. Natyrisht që objektivi ynë është që diku nga maji-qershori i vitit tjetër ne të bëjmë shlyerjen e të gjithë borxhit”, deklaroi ministri Cani. “Paratë që ia dhamë biznesit shtuan likuiditetin e biznesit, përmirësuan gjendjen financiare të biznesit”, u shpreh ministri.
Më të lexuarat
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)
![Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet](images/news/shpronesimett bulevardi maliqqq.png)
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)
![Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike](images/news/aeroporti vlore tendes ost fondi limit.jpg)
![Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara](images/news/klsh borxhet bashkite te pambledhura.jpeg)
![BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum](images/news/banka boterore shqiperia ekonomia.jpg)