Secondary Adv

Si do kryhet deklarimi elektronik i tatimeve ne burim nga tetori

 

 

Duke filluar nga tetori i këtij viti mundësohet deklarimin elektronik i pagesës së tatimit në burim. Kjo lëvizje kryhet në kuadrin e përmirësimit të raportimit dhe deklarimit fiskal.

Kompania audituese dhe konsultuese UHY Elite, pohon se pavarësisht nga data e parashikuar e fillimit të deklarimit elektronik si me sipër, Drejtoria e përgjithshme e tatimeve, në njoftimin e publikuar në qershor, ka kërkuar që duke filluar që nga muaji Qershor 2014, të gjithë subjektet të cilat paguajnë tatim në burim, të bëjnë plotësimin me dorë të formularit të deklarimit të pagesës (FDP) për tatimin në burim bashkangjitur dhe të dërgohet me postë në zyrën rajonale përkatëse të tatimeve.

 

Deklarimi elektronik i tatimeve

Ky njoftim saktëson se deri në Tetor 2014 procedura e pagimit të tatimit në burim nuk do te kete anje ndryshim dhe do bëhet njëlloj si më parë. Po, nga ana tjetër, UHY Elite vë në dukje se, ana tjetër i kanë kërkuar subjekteve që të bëjnë plotësimin me dore të FDP dhe ta dërgojnë me postë pranë zyrave rajonale të Tatimeve, duke mos permendur asnje afat në lidhje me datën e dërgimit të këtij formulari.

Si rrjedhojë, UHy Elite këshillon bizneset që fillojnë me plotësimin me dorë të këtij formulari dhe t’i dërgojnë me postë në zyrat rajonale të tatimeve në momentin më të parë të volitshëm. Deklarimi duhet të fillojë me tatimin në burim të mbajtur për llogari në Qershor 2014 dhe të paguar në muajin Korrik 2014 deri në Tetor 2014 ose në momentin e fillimit të deklarimit elektronik.


Më të lexuarat