Secondary Adv

Standard and Poors: Shqiperia B+, permiresohet vleresimi per ekonomine


Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+ me perspektivë stabël.Përmes një njoftimi zyrtar, gjigandi botëror i vlerësimeve financiare deklaroi se përmirësimi i notës për borxhin e Shqipërisë reflekton besimin se performanca fiskale e vendit do të jetë e fortë gjatë 4 viteve të ardhshme nën programin e bashkëpunimit me FMN.

 

“Ne besojmë se deficit fiskal i Shqipërisë është në një trajektore rënëse, e cila do të çojë një ulje graduale të borxhit publik nga 70 për qind e prodhimit kombëtar, që është aktualisht, në rreth 60 për qind në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.Sipas ekspertëve të Standard and Poor’s, pavarësisht performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave, gjatë vitit 2015, deficiti buxhetor rezultoi më i ulët nga sa vlerësonte kjo kompani për shkak të shpenzimeve më të ulëta të qeverisë, veçanërisht tek investimet.“Për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave, në të ardhmen qeveria është duke forcuar institucionet financiare dhe menaxhimin e financave publike. Përpjekjet kanë qenë veçanërisht të suksesshme në fushën e energjisë duke rritur të ardhurat dhe çliruar burimet për buxhetin e qeverisë,”, vijon raporti.

 

Standard and Poor’s vlerëson se marrëveshja me FMN do te shërbejë si një shtyllë e fortë, jo vetëm për konsolidimin e financave publike, por edhe kryerjen e reformave të rëndësishme strukturore në disa fusha përfshirë atë të drejtësisë.Sipas gjigandit të shërbimeve financiare, ekonomia shqiptare do të rritet mesatarisht me  4 për qind në vit për periudhën 2016-2019, për shkak të kontributit më të madh të kërkesës së brendshme.Përmirësimi i vlerësimit është një reklamë e mirë për Shqipërinë jo në tregjet e huaja financiare, por edhe në sytë e investitorëve të huaj duke ngritur imazhin dhe besimin e ekonomisë.  


Më të lexuarat