Secondary Adv

BSH po harton ligj te posacem per trajtimin e bankave ne situata te veshtira financiare

Banka e Shqipërisë synon të jetë një partner i hapur me sistemin bankar dhe në këtë drejtim ajo po përgatit hartimin e një ligji të posaçëm për trajtimin e bankave në situata të vështira financiare, që ndryshe në terminologji njihet si Resolution Law.

 

Ndër sfidat e BSH-së për vitin 2016 mbetet nxitja e kreditimit në mbështetje të sektorit privat dhe sigurisht me norma më të ulëta interesi. Ndërkohë që politika monetare gjatë këtij viti do të jetë përsëri në kahun lehtësues.Banka e Shqipërisë synon përafrimin e shpejtë me modelin e bankës qendrore të sistemit evropian. Ndersa struktura e re organizative dhe strategjia trevjeçare e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, do të orientojë një sërë vendimesh të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për përmirësim aktesh ligjore dhe nënligjore.


Më të lexuarat