Secondary Adv

Rregullat e reja per perdorimin e gazit, bombolat do te jene me detektore dhe bllokues

Një draftligj i përgatitur nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë do të vendosë rregulla të reja në përdorimin e gazit. Bombolat e gazit që do të përdoren nga qytetarët do të kolaudohen dhe nëse konstatohet se kanë probleme do të nxirren jashtë përdorimit nga pikat e tregtimit të gazit.

 

Projektligji për tregtimin e gazit parashikon shtim të elementëve të sigurisë për bombolat. Ndërkaq, bombola do të mbetet pronë e kompanisë që e tregton dhe qytetari do ta dorëzojë pas konsumimit të gazit. Drejtori i Hidrokarbureve, Dritan Spahiu, deklaron se tashmë gazi do të tregtohet vetëm me bombola të mbushura dhe pikat e licencuara do të bëjnë regjistrimin dhe gjurmimin e tyre. “Gjithë qytetarët duhet të shkojnë të marrin bombola të mbushura dhe t’i mbushin nëpër njësitë e autorizuara. Bombolat të cilat duhet të jenë të kontrolluara teknikisht dhe duhet të kenë të gjithë elementet dalluese siç janë, ngjyra, logoja e shoqërisë, manuali i përdorimit, duhet të shënohen pesha neto, pesha bruto. Bombolat aktuale të cilat duhet të kalojnë pra në certifikimin teknik. Në rast se ato nuk e kalojnë, nuk mund të përdoren”, deklaroi Dritan Spahiu.

 

Disa elementë të tjerë të sigurisë lidhen me vendosjen e bllokueseve të cilët realizojnë mbylljen automatike të bombolës në rast të rrjedhjes së gazit, si dhe pajisja me detektor për gazin. “Kushtet kryesore në vendim që kanë të bëjnë me detektimin në rast rrjedhjeje të gazit, pra bizneset, por edhe familjet duhet të pajisen me detektues gazi”. Drejtori i Hidrokarbureve shpjegon se me rëndësi në këtë ligj është edhe licencimi i ekspertëve për tregun e gazit, të cilët do të bëjnë instalimin e bombolave nëpër banesa.

 

Dritan Spahiu theksoi gjithashtu se një “Një aspekt i rëndësishëm që është instalimi në biznese dhe familje do të bëhet vetëm nga persona të certifikuar dhe të licencuar, pra jo kushdo mund të instalojë bombolën”. Draftligji parashikon krijimin e një regjistri elektronik të bombolave të gazit nga kompanitë, që do të përmbajë gjithë historikun e përdorimit të pajisjes. Ky raportim do të bëhet 1 herë në tre muaj në Ministrinë e Energjisë duke lejuar gjurmimin automatik të çdo bombole gazi. Ligji i ri për tregtinë e gazit u hartua për t’iu përgjigjur situatës së rëndë të krijuar nga incidentet e ndodhura ditët e fundit, që kanë marrë edhe jetë njerëzish.


Më të lexuarat