Secondary Adv

Cmimet e banesave, ndryshon vlera per m2 ne Tirane e rrethe

 

 

Enti Kombëtar i Banesave zbardhi nëpërmjet botimit në Fletoren Zyrtare cmimet e banesave në tregun e lirë në të gjitha qytetet e vendit. Cmimet e banesave janë mesatarizim dhe nuk përfaqësojnë zona të veçanta brenda qyteteve. Nivelin më të lartë të çmimit për një metër katror banesë e ofron Tirana, me 89 700 lekë ose 600 euro për metër katror.

Çdo transaksion për shitje banese, rivlerësim pasurie të paluajtshme apo kredi e marrë për strehim sipas programit të Entit të Banesave, do të ketë si bazë vlerësimi tabela të reja. Udhëzimi i qeverisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përfshin vlerat mesatare të shitjes së apartamenteve për gjithë zonat e Tiranës dhe për 70 komuna e bashki në gjithë vendin.

 

 

Sipas Udhëzimit, sa i përket vlerës së tregut për shitje–blerjet e banesave për vitin 2014, çmimi më i lartë për sipërfaqe ndërtimi llogaritet në Tiranë me 89 700 lekë/m2, e ndjekur nga Durrësi me 70,093 lekë/m2, Vlora me 61,655 lekë/m2 dhe Shkodra me 57,500 lekë/m2.Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2014, do të jetë 39.482 lekë/ m², për sipërfaqe shfrytëzimi. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta, theksohet në Udhëzim. Që nga viti 2012 e deri tani kostoja mesatare e ndërtimit të banesave ka pësuar vetëm rritje. Kostoja, që është llogaritur për sivjet në 39,482 lekë/m², për sipërfaqe shfrytëzimi, në vitin 2012 ishte fiksuar në vlerën e 36,427 lekë për metër katror.

Tirana, Saranda, Vlora, por edhe Elbasani dhe Shkodra janë qytetet që kanë pësuar luhatjet më të ndjeshme sa i përket kostos së ndërtimit për sipërfaqet e shfrytëzimit. Në llogaritjen e kostos mesatare të ndërtimit nuk përfshihen vlerat e rrjetit inxhinierik, ato të projektit, të studimit gjeologjik dhe atij sizmik, të lejës së ndërtimit, trualli apo shpenzimet operacionale të Entit Kombëtar të Banësave që llogariten në 4 për qind.

 

Tirane

Udhëzimi i Këshillit të Ministrave përcakton vlerën e apartamenteve për 11 zonat e kryeqytetit. Më të shtrenjta kanë vijuar të mbeten pjesa e ish-Bllokut dhe qendra e Tiranës, me një vlerë prej 190 mijë lekë metri/katror ndërkohë që krahasuar me një vit më parë ky çmim ka ardhur me ulje pasi sipas tabelës së 2013 vlera mesatare për një metër/katror në Bllok ishte 191 mijë lekë. Ndërkohë që, tendenca e uljes vihet re edhe për një sërë zonash të tjera të njohura në kryeqytet si është pjesa e Bulevardit Zogu i I. Zonat më të lira janë pjesa periferike afër Freskut dhe zona poshtë Unazës së Re, me një vlerë përkatësisht 60 mijë lekë dhe 65 mijë leke.

 

 

Bashkite e tjera

Tabela e qeverisë përfshin vlerat mesatare edhe për 70 bashki dhe komuna. Shitblerjet në tregun e banesave do të kenë gjithmonë si referencë vlerat mesatare të përcaktuara nga udhëzimi i qeverisë. Kjo vlerë shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Sikurse dihet, pas çdo shitjeje, në rast se nga kontrata paraardhëse apartamenti apo pasura e paluajtshme ka ardhur në rritje, është detyrimi i pagimit të fitimit prej 10 përqindësh. Në shumë raste, për të mos paguar këtë përqindje, deklarimet për çmimet tentojnë të jenë në ulje, por pikërisht për këtë shërben edhe vlera mesatare që publikohet nga qeveria. Ndërsa për koston mesatare të ndërtimit për zona që nuk përfshiheshin zi zgjidhje ishte referimi i kostos, për zonën më të afërt për shitblerjen e apartamenteve kjo nuk vlen. “Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta”, thuhet në udhëzimin e qeverisë.

 


Më të lexuarat