Secondary Adv

Ja si mund te shkarkohet guvernatori nga Bankat Europiane

 

Posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë (BSH) ka specifikë në emërim dhe shkarkim, pasi politika e ka trajtuar si “shejtan” që duhet mbyllur në shishe. Veprimi sipas interesave të çastit në politikë, e sjell pasojën e dëmshme pas një dekade, kur po diskutohet pozicioni i Guvernatorit të BSH-së përballë ligjvënësit “të pafuqishëm”. Aktualisht, edhe sikur Guvernatori të largohej me dorëheqje, do të ishte e vështirë zgjedhja e një të riu, për shkak të mosmarrëveshjeve të Presidentit me mazhorancën.

 

Si emërohet Guvernatori

Në vitin 2002, mazhoranca e asaj kohe për arsye të brendshme politike, ndryshoi mënyrën e zgjedhjes së Guvernatorit të BSH-së. U bë një shtesë në ligjin rregullues të vitit 1997. Në nenin 44 u hoq fjalia “Presidenti i Republikës emëron Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e kryetarit të Këshillit të Ministrave” dhe zëvendësohet me fjalinë “Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës”. Pra, një ndryshim 180 gradë. Ky ndryshim i zgjedhjes së Guvernatorit nga Kuvendi, i paraqitur në kuadrin e forcimit të pavarësisë së institucionit, sipas relacionit të nismës së asaj kohe, u bë në përputhje edhe me raportet institucionale të Bankës së Shqipërisë me Kuvendin, të përcaktuara në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”.

 

 

Kur shkarkohet Guvernatori?

30 ditë afat i jep ligji mazhorancës të provojë shkeljet dhe të shkarkojë drejtuesit e BSH-së. Në bazë të nenit 47 të ligjit për bankën, çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo: a) është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; b) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim; c) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar; ç) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë; d) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive, merr pjesë në veprimtari politike.

Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, si dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës, mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Parashikohen tri arsye, ku njëra është kur “gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”.

Në rast se anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, është pezulluar prej detyrës nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi nuk e ka shkarkuar brenda 30 ditëve, atëherë ky pezullim shfuqizohet dhe ai rifiton të drejtat dhe detyrimet menjëherë. Dhe për ta blinduar Guvernatorin, në ligj ka edhe një pikë që thotë: “Largimi për shkaqe ose procedura të tjera ndalohet”.

 

Dorëheqja

Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët, sipas ligjit mund të japin dorëheqjen, duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se tre muajve Kuvendin. Po kështu, edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, që përbëhet nga nëntë vetë. Në fakt, Kuvendi duhet të zgjedhë dy anëtarë që mungojnë, njëri prej të cilëve zëvendësguvernator. Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi: a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori. Në vendet e tjera të rajonit dhe në vendet e BE-së, për emërimin dhe shkarkimin e guvernatorit ka përcaktim të qartë, të shkaqeve dhe procedurave.

 

 

Si emërohet dhe shkarkohet guvernatori në Europë

 

Greqia

Pas ndërhyrjeve të BE-së, me rastin e krizës financiare të Greqisë, një nga amendamentet e para që u ndërmor ishte përcaktimi i qartë i zgjedhjes dhe lirimit nga detyra të Këshillit Mbikëqyrës dhe i Guvernatorit. Në vitin 2013, hyri në fuqi amendamenti i statutit të Bankës së Greqisë për drejtimin e bankës. Sipas tij, Këshilli Mbikëqyrës i politikës monetare përbëhej nga Guvernatori, dy zëvendësit dhe tre anëtarë të zgjedhur me dekret presidencial me propozim të Këshillit të Ministrave, shoqëruar me një opinion të guvernatorit në detyrë. Ndërkaq, amendamente të tjera i shtuan drejtimit të bankës frymën kolegjiale në marrjen e shumë vendimeve.

 

Rumania

Banka e Rumanisë drejtohet nga një bord me 9 anëtarë, përfshirë Guvernatorin dhe tre zëvendësit e tij, të zgjedhur nga Parlamenti, të cilët mund të shkarkohen në çdo moment nga ligjvënësi kur nuk përmbushin kriteret e kërkuara të performancës së tyre, sipas ligjit, ose gjendet fajtor nga gjykata për një vepër penale.

Maqedonia

Këshilli i Bankës së Maqedonisë, ashtu si yni, ka 9 anëtarë që zgjidhen nga Parlamenti me mandat 7-vjeçar. Ashtu si në Shqipëri, guvernatori zgjidhet nga Parlamenti me propozim të Presidentit. Por në ndryshim nga ligji ynë, për shkarkimin ka procedurë të detajuar që kalon në disa shkallë rekomandimi dhe konsultimi, që nisin nga këshilli deri te Presidenti i Republikës.

 

Sllovenia

Largimi nga detyra i Guvernatorit, zëvendësguvernatorëve dhe anëtarëve të Bordit drejtues i Bankës së Sllovenisë mund të bëhet para skadimit të mandatit të tij nga Parlamenti vetëm në rast se: 1. Ai kërkon që të lirojë veten; 2. Një konflikt interesi lind gjatë mandatit të tij e zyrës; 3. Ai është gjetur fajtor dhe dënohet me burgim; 4. Një procedurë e përcaktuar e ka gjetur atë fajtor për shkelje të rënda, për shkak të së cilës ekziston dyshim i arsyeshëm se ai nuk është i aftë të përmbushë përgjegjësitë e tij funksionale. Banka e Sllovenisë në marrëveshje me ministrin e Financave miraton procedurën për të kryer këtë verifikim. Ndërsa një anëtar i Bordit drejtues të Bankës së Sllovenisë do të lirohet nga detyra përpara mbarimit të mandatit kur Parlamenti gjen se ekziston një nga arsyet e parashtruara nga ligji.

 

Kroacia

Parlamenti kroat mund të largojë nga detyra anëtarin e Këshillit të Bankës Kombëtare kroate para skadimit të afatit 6-vjeçar vetëm në rastet kur: Një anëtar i Këshillit jep dorëheqjen nga detyra; Këshilli vendos nëse ka baza për largimin nga pozicioni i anëtarit të Këshillit të Bankës Kombëtare Kroate. Ky këshill i propozon Parlamentit largimin. Në këto raste, Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, ka të drejtë ankese në Gjykatën Europiane të Drejtësisë kundër vendimit për largimin nga detyra të marra nga Parlamenti kroat. Anëtarët e tjerë të Këshillit mund të bëjnë padi administrative kundër vendimit.

 

Austria

Sipas Aktit Federal, kryetari, nënkryetari dhe tetë anëtarët e tjerë të Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Nacionale të Austrisë emërohen nga Qeveria Federale me mandat 5-vjeçar. Gjatë mandatit të tyre, ata mund të shkarkohen nga detyra nga Qeveria Federale vetëm nëse nuk i plotësojnë më kushtet për mbajtjen e detyrës, ose në qoftë se ata janë fajtorë për sjellje të rënda. Mospërmbushja e kushteve për mbajtjen e posteve përfshin edhe mosushtrimin e detyrës për një periudhë prej më shumë se një viti. Nëse një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm jep dorëheqje gjatë mandatit të tij, Qeveria Federale emëron një anëtar të ri.

 

Bullgaria

Autoriteti kompetent bazë që mund të shkarkojë nga detyra një anëtar të këshillit drejtues të Bankës së Bullgarisë është Parlamenti dhe e bën këtë kur nuk përmbushen më kriteret e emërimit, ose gjendet fajtor për një vepër penale. Nga data e anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë në Bashkimin Europian një vendim për heqjen nga detyra të Guvernatori/Gazeta Shqip

 

 


Më të lexuarat