Secondary Adv

Bllokohen lejet e ndertimit per vendoret deri ne zgjedhjet 2015


Do të pezlluohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015” Kjo ka qenë kryefjalë e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ditën e sotme, të asaj që ai e cilësoi si një barbari urbane të kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit e njësive vendore.

 

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Territorit për të diskutuar një sërë projektesh të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se KKT-ja do të pezullojë dhëniet e lejeve të reja zhvillimore nga autoritetet vendore deri zgjedhjet e 2015. “Do të pezullohet dhënia e lejeve të reja zhvillimore dhe do të pezullohen planet e detajuara vendore nga të gjitha autoritet vendore deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e 2015”.

 

 

Sipas, Ramës, vendorët do të kenë të drejtë të japin leje vetëm në rastet kur kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me turizimin, industrinë, bujqësinë por jo ndërtime. Kryeministri tha se vendorët “do të japin leje për raste përjashtimore dhe në funksion të interesit publik kombëtar dhe interesit për të zhvilluar në këtë vend veprimtari prodhuese jo për të uzurpuar çfarë ka mbetur nëpër qytetet e bëra copë e cikë për të ngritur pallate, por për t’i hapur rrugë zhvillimit që ka të bëjë drejtpërdrejtë me turizimin, industrinë, bujqësinë dhe krijimit të vendeve të punës dhe jo me rritjen e një stoku të apartamenteve që edhe sot janë të pashitura”

 

 

“Do ndjekim këmba këmbës çdo abuzues me territorin qoftë individ apo subjekt që pa leje ndërtimi operon duke bërë një masakër, qoftë abuzues që ka në dorë të japë leje ndërtimi dhe nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë në raport me këtë pasuri të përbashkët” Një vendim i tillë, tha Rama do të merrej gjithsesi edhe pa hartimin e reformës territoriale. Nga ana tjetër, kryeministri deklaroi se do të merren masa për të parandaluar shkatërrimin e burimeve strategjike të zhvillimit të territorit.
Sipas tij do të nis procedura për rishikimin e instrumenteve që janë në dispozicion të njësive vendore. Rama bëri me dije se problem mbetet paligjshmëria që prodhohet përmes firmave dhe vulave që atyre që drejtojnë pushtetin vendor.


Më të lexuarat