Secondary Adv

Sot zbatohet ligji per duhanin, 50 mije leke gjobe per konsumatoret

 

Duke filluar nga dita e sotme, hyn në fuqi ligji per duhanin "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit që e konsumojnë atë në ambientet e ndaluara. Masa e gjobës  do të jetë 5000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve.

 

Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin për-gjegjës në institucionet publike si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.

 

 

Po ashtu, ligji per duhanin përcakton se pronari ose administratori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.

 

Shefi i higjienës pranë drejtorisë së shëndetit publik Shkodër , Burim Gjyli teksa tregon disa nga risitë e ligjit , thotë se ligji per duhanin do të shoqërohet në ditët e para të tij me një fushatë ndërgjegjësuese.
Sipas tij të gjitha subjektet qofshin ato shtetërore apo private do të përballen me masa të rrepta ndëshkimore në rast të moszbatimit të ligjit anti duhan.

 

Do të jetë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ai që do të koordinojë punën me të gjitha inspektoratet e tjera që funksionojnë në vend, për një zbatueshmëri maksimale të ligjit.
Shkelja e këtij neni dënohet me 300 000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50 000 lekë gjobë për administratorin apo personin e caktuar përgjegjës.


Më të lexuarat