Secondary Adv

Gjuha Shqipe nje nder 3 gjuhet me te vjetra ne bote


Edhe sipas gazetës prestigjioze, New York Times, gjuha shqipe radhitet në mesin e gjuhëve më të vjetra të botës.Një studim i publikuar në gazetën New York Times, sugjeron se Gjuha Shqipe është folur rreth 6 mijë vjet më parë dhe është një ndër më të vjetrat e gjuhëve indo-europiane në botë.

 


Hulumtuesit kanë studiuar evoluimin e fjalëve në 103 gjuhët moderne dhe ato të zhdukuara, nga të gjitha gjuhët indo-europiane dhe kanë krijuar një skemë që tregojnë lidhjen mes gjuhëve të ndryshme. Gazeta përmend armenishten, greqishten dhe shqipen si gjuhë të lashta, prej nga e rrjedhin shumë gjuhë të tjera.


Gjuha më e vjetër, sipas kësaj skeme, rezulton gjuha e zonës së Anadollit, nga ku vjen turqishtja e sotme. Gjuha shqipe, sipas kësaj skeme, rezulton e treta, po ashtu si greqishtja dhe daton të jetë folur rreth 6000 – 7 000 mijë vjet më parë.


Më të lexuarat