Secondary Adv

Te varur nga lendet e para, ekspertet: Nuk ndertuam dot nje ekonomi prodhuese

Ekspertët mendojnë se varësia e lartë e eksporteve tek nafta dhe pasuritë e tjera natyrore tregon prapambetjen e ekonomisë shqiptare.

 

“Shqipëria më së pari nuk ka ditur të ndërtojë një ekonomi produktive, e cila prodhon mallra konkurruese me vlerë të lartë të shtuar”, shprehet Ilir Ciko.“Ne kemi 25 vjet që flasim për eksportet, por shumë pak kemi bërë për industrializimin e vendit dhe mbetemi tek lëndët e para”, thotë Civici.  Çmimet e lëndëve të para në tregjet botërore kanë luhatje të lartë. Kjo i bën eksportet shqiptarë më të paqëndrueshme nga vendet e tjera.“Po të shikosh vitin e kaluar eksportet e vendeve të rajonit u rritën të gjitha me 8 deri në 10 për qind, kurse tonat ranë”, shprehet Ciko.

 

Sipas BERZH, Shqipëria është vendi me peshën më të ulët të eksporteve industriale në Ballkan dhe paralelisht produktet që ajo shet jashtë përmbajnë pak vlerë të shtuar.Ne duhet të shikojmë rritjen e eksporteve në ato degë, në ato struktura të ekonomisë, ku ka prodhim me natyrë industriale, ku ka prodhim të madh, ku ka prodhim me vlerë të lartë të shtuar”, shprehet Civici. Eksportet në tremujorin e parë ranë me 8.6 për qind krahasuar me vjet për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe falimentimit të Kurum.


Më të lexuarat