Secondary Adv

Kontratat e sipermarrjes per lejet e ndertimit te noteri. Sadushi: Me shume garanci

Kontratat e sipërmarrjes për lejet e ndërtimit tashmë do të mund të bëhet regjistrohen te noteri. Kjo do të thotë më shumë garanci për qytetarët.


Për drejtuesen e Dhomës Kombëtare të Noterëve Mimoza Sadushi hyrja në fuqi e udhëzimit :“Për caktimin e kritereve e të proçedurave për regjistrimin e lejes së ndërtimit dhe akteve noteriale të lidhura për zhvillim, në cilësinë e investitorit e të pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale, të objektit në fazën e karabinasë dhe të objektit të përfunduar.”, do të bëjë të mundur që këto kontrata të futen në sistem.


“Deri dje aktet dhe kontratat e sipërmarrjes nuk ishin të regjistruara, ndërsa sot me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi ato nuk mund të jenë më pezull në ‘ajër’ si dikur. Kjo masë e re shërben si garanci dhe vlen edhe për lejet e mëparshme të ndërtimit që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi”, sqaron znj.Sadushi.


Sipas saj, më pas do të duhet të provohet nga ZRPP-të dhe njësia vendore që ky dokument është i ligjshëm.“Kontrata e lidhjur te noteri e bën shtetin përgjegjës për çdo rast. Pas bërjes së porosisë së blerjes së pasurisë së patundshme për ta regjistruar atë sërish personi mund t’i drejtohet noterit i cili ka akses online me ZRPP-në”, thotë znj.Sadushi. Sipas saj qëllimi kryesor i këtij udhëzimi lidhet me eleminimin e hapësirave abuzive ligjore për shitblerjen disa herë të të njëjtave njësi të objektit./Monitor


Më të lexuarat