Secondary Adv

Ndertimet pa leje, ndiqen penalisht 156 persona ne gjithe vendin

 

Vazhdon aksioni i policisë për kontrollin e plotë të territorit, me qëllim goditjen e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë rregjimin e tokës, si dhe të ndërtimeve të paligjshme. Në tre ditë të këtij operacioni nga strukturat e policisë janë evidentuar 155 ndërtime pa leje, ndërsa janë  proceduar penalisht 156 persona.

Për 21 persona, të cilët nga verifikimet e kryera kanë rezultuar pronarë të këtyre ndërtimeve të paligjshme në tokë publike është marrë masa e arrestit në flagrancë, ndërkohë për 130 të tjerë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Gjatë ditës së djeshme në gjithë vendin janë proceduar 108 persona për ndërtimet pa leje dhe 15 prej tyre janë arrestuar.

Policia ka vënë në dispozicion të qytetarëve disa mënyra për të denoncuar ndërtimet pa leje që zhvillohen në gjithë vendin.

Një mënyrë është numri pa pagesë 129. Në kryeqytet Drejtoria e Policisë ofron si mundësi edhe faqen e saj në internet, por edhe në Facebook si një mënyrë për të denoncuar rastet e ndërtimeve pa leje.

 

 

 

Rastet e evidentuara në gjithë vendin per ndertimet pa leje

Në Tiranë 46 ndertime pa leje, janë proceduar 46 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 37 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në Durrës, 30 ndertime pa leje, janë proceduar 30 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 24 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë

Në Elbasan, 16 ndertime pa leje, janë proceduar 16 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në Fier, 14 ndertime pa leje, janë proceduar 15 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 12 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në Korçë, 5 ndërtimeve pa leje, janë proceduar 5 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë  dhe 4 ndiqet në gjendje të lirë.

Në Vlorë, 7 ndertime pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 5 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Në Shkodër, 4 ndertime pa leje, janë proceduar 4 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në Gjirokastër,  janë evidentuar 2 ndërtime pa leje, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 2 shtetas.

Në Berat, 12 ndertime pa leje, janë proceduar 12 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në Lezhë, 11 ndërtime pa leje, janë proceduar 11 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar, 7 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Dibër, 6 ndërtime pa leje, janë proceduar 6 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në Kukës, 2 ndërtimepa leje, janë proceduar 2 persona, nga të cilët 1 ndiqet në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.


Më të lexuarat