![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
Ndryshon skema e pensioneve, ja tre vendimet e reja te qeverise
Në qeveri kanë shkuar tre vendime që do të ndryshojnë skemën e përfitimit për pensionistët. Vendimi i parë është ai për rritjen e pensioneve të lidhura para vitit 1997.
Vendimi i dytë është për ndryshimin e skemës së kompensimit të energjisë, ndërsa i treti, një çështje më teknike, që ka të bëjë për njohjen e kontributeve të shkruara me laps në regjistrat e ish-ndërmarrjeve shtetërore.Qeveria e ka shtyrë miratimin e ndarë të këtyre vendimeve për t’i bashkuar në një paketë të vetme, e cila pritet të miratohet brenda pak ditësh.
Pensionet e para 1997-s
Sipas burimeve nga Ministria e Mirëqenies Sociale, nga ky ndryshim do të preken të paktën 15 mijë pensionistë. Kryesisht janë mësues, ish-ushtarakë dhe minatorë, por edhe kategori të tjera. Gjatë këtyre viteve, për shkak të ndryshimit të legjislacionit, kategori të njëjtë të punësuarish kanë marrë pensione të ndryshme.Qeveria ka vendosur të shuajë pikërisht këtë diferencim dhe të barazojë pensionet. Si ndodh kjo? Duke rritur nga 175 deri në 3737 lekë/muaj pensionet për 6 kategori.
Kompensimi i dritave
Pas rritjes së çmimit të dritave, qeveria vendosi të kompensonte me 648 lekë në muaj pensionistët kryefamiljarë. Në vendimin e ri që pritet të miratohet, shtohen kategoritë që e përfitojnë këtë kompensim.Kështu, kompensimi i energjisë nuk merrej në rast se libreza e dritave nuk ishte në emër të pensionistit.Me ndryshimin e ri parashikohet që: “Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm, dhe kontrata është në emër të pensionistit jo kryefamiljar, kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë”.
Një tjetër kategori është ajo që ka të bëjë me rastet kur libreza është në emër të kryefamiljarit të vdekur.Në vendim parashikohet që: “Në rastet kur si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar”.Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale tregojnë se nga këto ndryshime, në skemën e përfitimit të 648 lekë/muaj kompensim për energjinë pritet të hyjnë rreth 5 mijë pensionistë.
Regjistrat me laps
Vendimi i tretë në qeveri është ai i njohjes së viteve të punës në rastet kur janë shënuar me laps në regjistrat e ish-ndërmarrjeve. Bëhet fjalë për borderotë e para viteve 1994, kur shpesh shënimet për pagat dhe sigurimet janë bërë me laps.Të njëjtat shënime figurojnë edhe për dokumentet e tjera, si gjeneralitetet, vitet e punës etj. Aktualisht ligji e ndalon ISSH të njohë këto dokumente. Por duket se qeveria do të marrë një vendim që shmang gjyqet dhe lejon ISSH të qartësojë vjetërsinë në punë apo pagën për këta persona.
Më të lexuarat
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)