Sheshi Nene Tereza nderron pamje, ja punimet deri me tani
Sheshi Nene Tereza, është vendi i përzgjedhur për tu mbajtur mesha nga ati i shenjtë, i cili do të vizitojë Shqipërinënë datën 21 shtator.Për shkak të rëndësisë që ka kjo vizitë është rënë në konsensus nga të gjitha institucionet shtetërorepër rivitalizimin e këtij sheshi. Sheshi Nene Tereza po shndërrohet me ritme të shpejta , ndryshimet në këtë shesh nuk kanë të bëjnë vetëm me heqjen e shatërvanit me bazën dhe zëvendësimin e tij me një pasqyrë ujore.
Në projekt përfshihen dhe ndryshimet e fasadave të institucioneve përreth këtij sheshi si fasada e Universitetit të Arteve, Universitetit Politeknik, Rektoratit të Universitetit të Tiranës.
Ndryshime kanë pësuar dhe shkallët rreth këtyre institucioneve. Nga largimi i lokaleve duket se sheshi ka filluar të marrë frymë më lirshëm.Kodrat e liqenit artificial tashmë duken më afër zemrës së Tiranës .Ndërkohë që punimet vazhdojnë me ritme të shpejta që gjithçka të jetë gati për ditën e madhe ku Papa Françesku do të mbajë meshën në këtë shesh.