![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
Qytetaret e Kosoves se shpejti do rimbursohen per kthimin e shisheve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se në Kosovë së shpejti do të aplikohet Sistemi i Rimbursimit të Depozitave në Kosovë.
Sipas tij, Sistemi i Rimbursimit të Depozitave do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit. Së shpejti edhe në Kosovë do të nisë sistemi i rimbursimit të depozitave në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës të cilët kanë dhënë detaje më shumë rreth këtij sistemi. Kjo iniciativë është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.
Nga kjo ministri kanë treguar se aplikimi ka filluar nga 20 shkurti dhe se afati i fundit do të jetë deri më 26 gusht 2024 për aplikimin e Administratorit të sistemit SRD. Sipas MPHI shishet duhen të jenë të plastikës, qelqit dhe aluminit midis 0,25 dhe 2,0 litra.
“Afati i fundit: Dorëzimi duhet të bëhet deri më 28 gusht 2024…Dorëzimi direkt: Pako e aplikimit duhet të dorëzohet direkt në ndërtesën e Ministrisë në adresën e dhënë më poshtë…Etiketimi:
Si dokumenti i printuar ashtu edhe CD-ja duhet të vendosen në një zarf me etiketën e qartë “Aplikim për Themelimin e Administratorit të SRD-së…Adresa për Dorëzim:.. Komisioni Shqyrtues për Themelimin e Administratorit të Sistemit SRD.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…Në Shtojcën A1 – Deklarata e Pranueshmërisë e Anëtarëve Individualë, subjektet anëtare duhet të deklarojnë se nuk janë në asnjë nga situatat e lartpërmendura…Numri i aplikimeve…Sipas dispozitave për themelimin e Administratorit:..
Sektori privat lejohet të dorëzojë një aplikim të përbashkët për rolin e Administratorit…Nuk do të pranohen aplikime të shumta nga konsorciume të ndryshme…
Në mënyrë të veçantë merret me pijet e ambalazhuara të rregulluara nga Sistemi për Rimbursim të Depozitave (SRD) ambalazhime për pije nga i) plastika PET, ii) qelqi dhe iii) alumini, me një kapacitet midis 0.25 dhe 2.0 litra”.
Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën në një deklarim për media ka treguar se si do të pritet sistemi i rimbursimit të depozitave nga qytetarët dhe shton se ky sistem do ta bëjë më të lehtë punën e tyre si organizatë, sepse sipas tij, shumica nga mbeturinat që ata i pastrojnë janë mbeturina të plastikës.
“Është jashtëzakonisht një lajm i mirë sepse njeri nga ndotësit pothuajse kryesor në mjedis sot është plastika, pra në aktivitete që Let’s Do It i zhvillon. Mbeturinat që ne i largojmë shumica nga to janë me përbërje plastike dhe kjo ndodh edhe për faktin se mungon një veprimtari e tillë.
Ajo duhet që të përpunohet, riciklohet dhe të kthehet prapë te qytetari pra të është ajo rruga qarkore e përdorimit të tyre, pra mendoj që është një vendim shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirë, mirëpo të shpresojmë që Ministria e Mjedisit dhe e Infrastrukturës të ketë rrethuar një plan i cili ka për ta përcjell zbatimin e këtij vendimi”.
Ndërkaq, drejtoresha e “EcoZ”, Egzona Shala, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit ka treguar se Kosova se një iniciativë e tillë është dashur që të realizohej më herët dhe se kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vetëdijesuese.
“Është fat që e kemi mbërri ndoshta hapin e parë të kësaj iniciativë. Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet, por edhe tani nuk është vonë që të realizohet në vendin tone. Kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vetëdijesuese dhe me një mekanizëm në vend”.
Me realizimin e këtij sistemi, qytetarët do të mund t’i kthejnë shishet e zbrazëta të plastikës, qelqit e kënaçet dhe t’i marrin sërish paratë të cilat i kanë si depozitë, kur kanë blerë produkte në shishe e kënaçe.
Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kënaçet e aluminit.
Ky Sistem njëherësh është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/qytetaret-e-kosoves-se-shpejti-do-te-rimbursohen-per-kthimin-e-shisheve/
Më të lexuarat
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
![Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara](images/news/konfiskime leje ngrihet komisioni.jpg)
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)