Secondary Adv

BE ndalon ambalazhet plastike nje perdorimshe, duke nisur nga viti 2030

PE miratoi një ligj që do të ndalojë disa ambalazhe plastike një përdorimshe si shishet e vogla të shampove në hotele dhe qese të holla plastike për ushqime.

 

Ligji, që duhet të miratohet përfundimisht nga të gjitha vendet anëtare, përcakton ndryshime gjithëpërfshirëse në llojet e paketimeve të lejuara për përdorim nga kompanitë e ushqimit dhe pijeve, restorantet dhe shitësit me pakicë në internet.

 

Ligji do të ndalojë duke nisur nga viti 2030, artikujt e paketimit plastik një përdorimësh për fruta dhe perime, erëza në restorantet e ushqimit të shpejtë, qese të holla plastike për sende ushqimore dhe shishe të vogla kozmetike në hotele.

 

Larissa Copello, një aktiviste e OJQ-së “Zero Waste Europe”, tha se ligji është një “hap përpara”, por tha se ishte zbutur përmes lobimit të industrisë dhe do të duhet të zbatohet rigorozisht nga shtetet anëtare.

 

Sipas ligjit, vendeve do t’u kërkohet të sigurojnë që të paktën 90% e shisheve dhe kanaçeve plastike një përdorimshe të mblidhen çdo vit duke nisur nga 2029-a, përmes sistemeve të kthimit të depozitave, në një përpjekje për të siguruar që më shumë të riciklohen sesa të depozitohen në landfill.

 

Kreu i organit të industrisë së paketimit European, Francesca Stevens, tha se prodhuesit e paketimit tashmë po punonin për ndryshime për t’i bërë produktet e tyre më të qëndrueshme, duke kryer “investime masive”.

 

Shpërndarësit e pijeve duhet të sigurojnë që 10% e produkteve të tyre të jenë në paketim të ripërdorshëm nga viti 2030, megjithëse produkti i verës është i përjashtuar.

 

Pikat e ushqimit të shpejtë do të jenë të detyruara t’u japin klientëve mundësinë që të sjellin filxhanët e tyre të ripërdorshëm të kafesë, ose paketimet e ushqimit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat