Secondary Adv

880 milione euro per mbrojtjen e lumenjve, Balluku: Ujerat, motor i zhvillimit te turizmit

Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore është lancuar programi i Bashkimi Evropian, EU4Rivers.

 

Programi ka një kosto prej 880 milionë eurosh dhe kohëzgjatja e zbatimit është 4 vite. Aksioni synon të rrisë zbatimin e Reformës Kombëtare të Ujit dhe progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së kërkesave të legjislacionit të BE për ujërat, duke rezultuar në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e BE.

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se ujërat larës janë një pasuri që duhet mbrojtur dhe një ndër produktet që ne ofrojmë për turistët.

 

Duke qenë se këtë vit pritet të vijnë rreth 14 milione turistë dhe ujërat larës janë ndër motorët e zhvillimit të turizmit, duhet punuar me eficiencë për ruajtjen dhe garantimin e cilësisë së tyre.

 

Projekti parashikon transpozimin e legjislacionit të BE për ujërat në ligjet dhe rregulloret kombëtare për të gjitha direktivat e lidhura me Direktivën Kuadër të Ujit të BE,

 

përfundimin e zhvillimit të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Lumore për të gjitha basenet lumore dhe avancimi i zbatimit të tyre përmes ngritjes së kapaciteteve dhe programeve të masave, si dhe zhvillimin e një sistemi kombëtar operacional të monitorimit të ujit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat