Secondary Adv

Skema Kombetare e mbeshtetjes ne Bujqesi, 169 aplikime per ferma organike

Bujqësia organike në Shqipëri po zhvillohet gjithmonë e më tepër, duke sjellë jo vetëm produkte cilësore në treg, por edhe fitime më të larta për fermerët.

 

Fermat me prodhim organik kanë dyert e hapura drejt eksportit, duke mundësuar rritjen e konkurrueshmërisë dhe modernizimin e sektorit.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Rural, në Skemën Kombëtare 2024 kanë aplikuar për mbështetje me subvencione 169 fermerë për zhvillimin e fermave organike.

 

Sipas kritereve që ka miratuar qeveria për subvencionet në bujqësinë organike bizneset e kësaj linje përfitojnë mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve të prodhimit të produkteve tradicionale të zonës.

 

Në Skemën Kombëtare 2024, aplikimet më të mëdha janë përqendruar në masat 1-7, që janë rreth 15 mijë aplikantë, pastaj nafta që zë pjesën më të madhe prej 54.500 aplikime.

 

Në grup, si risi për këtë vit, numri ka shkuar në 321 aplikime, ku pjesën më të madhe e zënë grup fermerët për serat, ku limiti për të përfituar mbështetje ishte 1 hektar.

 

Për naftën ka 8 grupime për mbi 10 hektarë, të cilët do të marrin 100% mbështetje dhe jo në masën 80%./Burimi: oranews,tv

 


Më të lexuarat