Secondary Adv

KLSH: Ne 2015, 1 miliard euro dem, zyrtaret e larte nuk jane denuar

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit teksa ka raportuar në komisionin e ekonomisë, ka thënë se institucioni që drejton gjatë vitit 2015, pas kontrolleve që ka bërë në institucionet e shtetit shqiptar, ka konkluduar se dëmi ekonomik që i është bërë shtetit ka arritur në 1 miliard euro.


Ai ka shtuar se, punonjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.Sakaq, duke u ndalur tek çështja e Albpetrol, ai tha se duhet të merren masat e duhura, ashtu siç duhet të veprohet edhe për CEZ-in.“Në 2015 u zbulua një dëm ekonomik prej 1 miliard euro. Të ngrihet këshilli fiskal që të vihet tavan për borxhin.  Punonjësit të mbajnë përgjegjësi për shkeljet financiare.  Të merren masa për privatizimin e duhur të Albpetrol dhe për CEZ, ku duhet të vilet garanci e CEZ. Ndërkohë,  një kompani e fuqishme në hidrokarbure i detyrohet shtetit 57 milion dollarë.” ka thënë Leskaj.


Më të lexuarat