Secondary Adv

Gjobe bizneseve qe nuk ndryshojne te dhenat ne QKR

 

Kompanitë që do të vendosin ndarjen apo bashkimin e tyre do të duhet të rivlerësojnë peshën e aksioneve të çdo pjesëtari. Në kushtet e reja parashikohen rastet kur mund të mblidhet asambleja e përgjithshme apo dhe rastet kur nuk është i detyrueshëm ky veprim. Palët do të duhet të bëjnë ndryshimet në QKR 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, në të kundërt do të kenë gjobë.

 

Instruksione per plotesimin e formularit

 

1. Emri i shoqërisë: Emri aktual zyrtar i shoqërisë që kërkon të kryejë ndryshime

2. Forma Ligjore: Këtu shkruani formën ligjore aktuale të shoqërisë e cila aplikon për regjistrim të ndryshimeve.

3. NIPT: Këtu shkruani numrin unik të regjistrimit lëshuar kompanisë kur ajo është regjistruar.

 

 

Ndryshime në të dhëna të detyrueshme (plotësoni vetëm fushat që do të ndryshoni duke shkruar vetëm të  dhënat e reja nëse janë te ndryshme nga ato të regjistruara deri tani):

 

1. Emri i Shoqërisë: Emri i kompanisë që kërkon të regjistrohet.

2. Data e themelimit: data e cila është shënuar në aktin e themelimit apo në statutin e shoqërisë.

3. Kohëzgjatja e shoqërisë nëse është e përcaktuar: Koha që shoqëria do të jetë në ekzistencë, nëse kjo kohë  është e caktuar.

4. Objekti i aktivitetit: Objekti i shoqërisë është lloji i veprimtarisë që shoqëria planifikon të ushtrojë

5. Pronësia :

 

a. Shqiptare ( 100 % ): shënoni me X në këtë kuti nëse pronësia është vetëm shqiptare

b. E huaj (100%): shënoni me X në këtë kuti nëse pronësia është vetëm e huaj

c. Shqiptare shtetërore: shënoni me X në këtë kuti nëse pronësia është shoqëri shqiptare në pronësi të shtetit

d. E përbashkët ( shqiptare – e huaj): shënoni me X në këtë kuti nëse pronësia është një kombinim shqiptare dhe e huaj, sipas pjesëmarrjes në kapital.

6. Territori i ushtrimit të aktivitetit: Territori i ushtrimit të aktivitetit: shëno qytetet dhe shtetet kryesore ku shoqëria  ka aktivitet ekonomik.

 

Selia e shoqërisë dhe vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit:

 

-Prefektura/Qarku: Shkruani emrin e qarkut ku do të ushtrohet aktiviteti.

-Rrethi: Shkruani emrin e rrethit ku do të ushtrohet aktiviteti

-Bashkia: Shkruani emrin e bashkisë ku do të ushtrohet aktiviteti.

-Njësia Bashkiake: Shkruani njësinë bashkiake ku do të ushtrohet aktiviteti.

-Komuna: Shkruani emrin e komunës ku do të ushtrohet aktiviteti.

-Fshati: Shkruani emrin e fshatit ku ushtrohet aktiviteti

-Rruga: Shkruani emrin e rrugës ku do të ushtrohet aktiviteti.

-Kodi Zip: Shkruani numrin e kodit zip (nëse dihet) të vendit ku do të ushtorhet aktiviteti.

-Nr: Shkruani numrin e pallatit/apartamentit ku do të ushtrohet ativiteti

 

Bizneset e kanë selinë qendrore aty ku ushtrojnë tërësisht biznesin apo pjesën më të madhe të veprimtarisë së  biznesit. Nëse biznesi ushtrohet vazhdimisht në dy apo më shumë vende biznesi, atëherë selia qendrore është aty ku  kryhet pjesa më e madhe e veprimtarisë së biznesit (shërbim, tregti, etj.), pra aty ku efektivisht dhe faktikisht kryhet  biznesi pavarësisht nga sela e treguar në aktin e themelimit.

-Numri serial i adresës së mëparshme të cilën doni të ndryshoni: Këtu plotësoni numrin serial (i cili shfaqet në  certifikatën tuaj të regjsitrimit të mëparshëm), i adresës së mëparshme të ushtrimit të aktivitetit (adresës  dytësore), të cilin doni ta ndryshoni tani.

 

 

 

Ndryshime në të dhënat mbi organet dretjuese: ( plotësoni vetëm fushat që do të ndryshoni duke shkruar vetëm. Të dhënat e reja nëse janë te ndryshme nga ato të regjistruara deri tani)

 

Komiteti Dretjues:

-Numri i anëtarëve: këtu shënoni numrin e anëtarëve të komitetit drejtues të kompanisë. Ky numër përcaktohet në dokumentet themeluese të shoqërisë.

- Procedurat e emërimit të anëtarëve të Komitetit Mbikëqyrës, nëse te ndryshme nga parashikimet ligjore: Këtu  shkruani nenit e dokumentit themelues përkatës ku përcaktohen procedurat e emërimit të anëtarëve të  Komitetit Mbikëqyrës, nëse këto janë te ndryshme nga parashikimet me ligj.

 

Bordi Drejtues:

-Numri i anëtarëve: këtu shënoni numrin e anëtarëve të bordit drejtues të kompanisë. Ky numër përcaktohet  në dokumentet themeluese të shoqërisë.

 

-Procedurat e emërimit të anëtarëve të bordit drejtues, nëse te ndryshme nga parashikimet ligjore: Këtu shkruani nenit e dokumentit themelues përkatës ku përcaktohen procedurat e emërimit të anëtarëve të  Komitetit Mbikëqyrës, nëse këto janë të ndryshme nga parashikimet me ligj.

 

 

 

Ndryshime në të dhënat e Komitetit Mbikqyrës nëse anëtarët janë person fizik : plotësoni vetëm fushat që do të ndryshoni duke shkruar vetëm të dhënat e reja nëse janë te ndryshme nga ato të regjistruara deri tani dhe nëse  ka më shumë se një të dhënë plotësoni tek seksioni E):

 

1. Emri i anëtarit: emri, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

2. Mbiemri i anëtarit: mbiemri, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

3. Datëlindja e anëtarit: Data e lindjes, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar

identifikimi).

4. Afati i emërimit (nga data në datën): afati i emërimit të anëtarit, data e fillimit deri në datën e mbarimit të  detyrës nëse është e përcaktuar.

 

Adresa e anëtarit Adresa ku ortaku banon aktualisht (adresa e plotë):

 

5. Prefektura/Qarku: Shkruani emrin e qarkut ku banon ortaku.

6. Bashkia: Shkruani emrin e bashkisë ku banon ortaku.

7. Njësia Bashkiake: Shkruani njësinë bashkiake ku banon ortaku.

8. Komuna: Shkruani emrin e komunës ku banon ortaku.

9. Rruga: Shkurani emrin e rrugës ku banon ortaku.

10. Nr: Shkruani numrin e pallatit/apartamentit ku banon ortaku.

11. Kodi Zip: Shkruani numrin e kodit zip (nëse dihet) të vendit ku banon ortaku.

12. Nënshtetësia e anëtarit: Nënshtetësia, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

13. Vendbanimi i anëtarit: Vendi aktual i banimit të anëtarit.

14. Lloji i dokumentit të Identifikimit: Pasaportë, Letërnjoftim, Certifikatë me fotografi

15. Numri i Dokumentit të identifikimit: Numri i pasaportës, Letërnjoftimit, Certifikatës

16. Gjinia e ortakut: Zgjidhni kutinë përkatëse, femër ose mashkull.

 

Ndryshime në të dhënat e Komiteti Mbikqyrës nëse antarët janë person juridik: plotësoni vetëm fushat që do të ndryshoni duke shkruar vetëm të dhënat e reja nëse janë te ndryshme nga ato të regjistruara deri tani dhe nëse ka më shumë se një të dhënë plotësoni tek seksioni E):

 

1. Emri i personit juridik: emri i shoqërisë ose organizatës që zhvillon veprimtari ekonomike.

2. Forma juridike: Forma ligjore e kompanisë sh.p.k, sh.a. etj si është përcaktuar në statutin e saj.

3. Vendi dhe numri i regjistrimit: Vendi ku shoqëria është regjistruar dhe numri i saj i regjistrimit. Selia: vendi kryesor ku kryhet aktiviteti i shoqërisë ashtu si është caktuar në statut.

4. Prefektura/Qarku: Shkruani emrin e qarkut ku do të ushtrohet aktiviteti.

5. Rrethi: Shkruani emrin e rrethit ku do të ushtrohet aktiviteti

6. Bashkia: Shkruani emrin e bashkisë ku do të ushtrohet aktiviteti.

7. Njësia Bashkiake: Shkruani njësinë bashkiake ku do të ushtrohet aktiviteti.

8. Komuna: Shkruani emrin e komunës ku do të ushtrohet aktiviteti.

9. Fshati: Shkruani emrin e fshatit ku ushtrohet aktiviteti

10. Rruga: Shkruani emrin e rrugës ku do të ushtrohet aktiviteti.

11. Kodi Zip: Shkruani numrin e kodit zip (nëse dihet) të vendit ku do të ushtorhet aktiviteti.

12. Nr: Shkruani numrin e pallatit/apartamentit ku do të ushtrohet ativiteti

13. A është e regjistruar biznesi në QKR: këtu zgjidhni kutinë me opsion Po ose me opsion Jo.

14. Nëse biznesi është i regjistruar në QKR, pra nëse keni zgjedhur kutinë po në pikën më sipër, atëherë duhet të jepni dhe numrin e tij unik të regjistrimit (NIPT).

 

Ndryshime në të dhënat e Këshillit Administrativ: plotësoni vetëm fushat që do të ndryshoni duke shkruar vetëm të dhënat e reja nëse janë te ndryshme nga ato të regjistruara deri tani dhe nëse ka më shumë se një të dhënë plotësoni tek seksioni E):

 

1. Emri i anëtarit: emri, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

2. Mbiemri i anëtarit: mbiemri, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).5

3. Afati i emërimit (nga data në datën): afati i emërimit të anëtarit, data e fillimit deri në datën e mbarimit të  detyrës nëse është e përcaktuar.

4. Specimeni i nënshkrimit të anëtarit (ve): firma e anëtarit

5. Datëlindja e anëtarit: Data e lindjes, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

6. Numri i anëtarëve: numri i anëtarëve të bordit drejtues ashtu si janë përcaktuar në dokumente themeltare të shoqërisë.

7. Nënshtetësia e anëtarit: Nënshtetësia, si është në pasaportën e anëtarit (ose në dokument tjetër zyrtar identifikimi).

8. Gjinia e ortakut: Zgjidhni kutinë përkatëse, femër ose mashkull.

9. Lloji i dokumentit të Identifikimit: Pasaportë, Letërnjoftim, Certifikatë me fotografi.

10. Numri i Dokumentit të identifikimit: Numri i pasaportës, Letërnjoftimit, Patentës, Certifikatës.

 

Adresa: adresa e vendbanimit të anëtarit të bordit drejtues.

 

11. Prefektura/Qarku: Shkruani emrin e qarkut ku banon ortaku.

12. Bashkia: Shkruani emrin e bashkisë ku banon ortaku.

13. Njësia Bashkiake: Shkruani njësinë bashkiake ku banon ortaku.

14. Komuna: Shkruani emrin e komunës ku banon ortaku.

15. Rruga: Shkurani emrin e rrugës ku banon ortaku.

16. Nr: Shkruani numrin e pallatit/apartamentit ku banon ortaku.

17. Kodi Zip: Shkruani numrin e kodit zip (nëse dihet) të vendit ku banon ortaku.

18. A janë kompetencat e anëtarit të kufizuara: Zgjidhni kutinë korrespondente që i përgjigjet kësaj pyejte (po ose jo).

19. Nëse jeni përgjigjur me Po pyetjes mësipër, atëherë listoni kufizimet e kompetencave të anëtari (nëse lista është e gjatë, mund të shkruani nenit përkatës në dokumentin themeltar të shoqërisë.

 

Kliko ketu per me shume informacion


Më të lexuarat