![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
10 kompanite shqiptare me xhiron vjetore me te larte
Cilat janë 10 kompanitë më të mëdha sipas xhiros. Daljet dhe hyrjet e reja. Të gjitha ndryshimet në vitin e vështirë 2013. “Monitor” ka sjelle renditjen e 100 kompanive më të mëdha për vitin 2013, 10 ndër të cilat i keni të renditura mëposhtë , hartuar në bazë të të dhënave të bilanceve, që na janë vënë në dispozicion nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR).
Me një rritje prej vetëm 0.4%, më e ulëta që nga 1997-a, viti 2013 ka qenë pa dyshim mjaft i vështirë për biznesin. Të dobësuara nga viti i pestë radhazi i krizës së pas 2008-s, të shqetësuara për një konfliktualitet ekstrem të politikës, i cili kulmoi në zgjedhjet e 2013-s, sipërmarrjet shqiptare po përpiqen me të gjitha format të mbijetojnë, të përshtaten dhe të sofistikohen dhe të konkurrojnë në një treg që nuk do të jetë më i njëjti.
Dhe të mëdhatë duket se ia kanë dalë sërish mbanë, teksa në vite kanë arritur të ngrenë infrastrukturën e duhur, të investojnë në teknologji e menaxhim dhe të shfrytëzojnë ekonominë e shkallës, që i ka bërë më rezistente ndaj krizës, në raport me të voglat. Një pjesë e madhe e tyre rezultojnë me rritje dyshifrore të qarkullimit vjetor. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” nga bilancet e 100 kompanive më të mëdha, xhiro e tyre në total është rritur me rreth 7%, e udhëhequr nga gjigantët e naftës. Ritmet e rritjes së 100 VIP-ave janë ngadalësuar në raport me vitet e mëparshme, duke qenë më të ulëtat, që nga 2008-a, kur “Monitor” disponon të dhënat krahasuese.
10 Kompanitë më të mëdha
Bankers Petroleum - I pari është Bankers Petroleum, që vijon të ruajë kryesimin prej dy vitesh, me një qarkullim vjetor prej rreth 484 milionë eurosh.
Kastrati - Vendin e dytë e i zë operatori kryesor në tregtimin e naftës, Kastrati, që dhe ai nuk po njeh ndalje në rritjen e xhiros së realizuar, për të arritur në 457 milionë euro në vitin 2013.
CEZ Shpërndarje -Në vend të tretë është ish-CEZ Shpërndarje, sot Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), që me gjithë problematikën e viteve të fundit dhe kalimin e sforcuar të pronësisë që ndodhi gjatë 2013-s, arrin të ketë këtë pozicion të mirë në renditje, duke qarkulluar 269.3 milionë euro.
Banka Kombëtare Tregtare - E katërta është Banka Kombëtare Tregtare, e cila që në 2012-n, kaloi në institucionin financiar më të madh në vend për të ardhurat, ndërsa në fund të gjashtëmujorit të parë 2014 u bë dhe më e madhja në vend sipas aktiveve. Për vitin 2013, ajo kishte një qarkullim vjetor prej 255.5 milionë eurosh. Të katër vendet e para nuk kanë asnjë ndryshim nga viti i kaluar.
KESH - Në vend të pestë është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila, ndonëse në një situatë tepër problematike likuiditeti, rrit pozicionin e saj në listë, duke mbajtur një nivel të lartë faturimi, prej 209.6 milionë eurosh.
Kurum - Eshtë ngjitur në pozicionin e gjashtë, nga i teti që ishte në 2012-n, edhe pse nuk ka arritur të rrisë xhiron në vitin 2013, që ishte në nivelin e 176 milionë eurove.
Europetrol Durrës Albania - Një tjetër sipërmarrje nafte, si edhe Kastrati, aktive në tregtimin me shumicë e pakicë të naftës, Europetrol Durrës Albania, pozicionohet në vendin e shtatë, me një xhiro prej 161.2 milionë eurosh.
Raiffeisen Bank - Në vendin e tetë është Raiffeisen Bank, e cila vijon në strategjinë e grupit Raiffeisen International për një ulje të pilotuar të madhësisë së saj në vendet e Lindjes, duke qarkulluar në filialin e saj në Shqipëri rreth 147 milionë euro.
Vodafone - Sipërmarrja e nëntë më e madhe në vend është Vodafone, e cila, me një xhiro prej 131.8 milionë eurosh, mbetet edhe këtë vit si kompania më e madhe e telefonisë celulare.
Marketing Distribution - Listën e 10 më të mëdhave e mbyll Marketing Distribution, që ka arritur sërish të hyjë në dhjetëshe, pasi kishte disa vjet që kishte dalë jashtë saj, duke realizuar një xhiro prej gati 109 milionë eurosh.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)