Secondary Adv

Ligji i ri, Qeveria spiune speciale ne biznese dhe administrate

“Panorama” publikon ligjin e ri, “bilbilfryrësit” do survejojnë me detyrim edhe bizneset private. Qendra e “spiunazhit” do të jetë nën varësinë e Çuçit.

 

Detyrat dhe mbrojtja e “bilbilfryrësve” nga hakmarrja. Si do të ruhet identiteti. Qeveria ka vendosur të krijojë një strukturë të re “spiunazhi” për administratën e saj dhe biznesin privat. Gazeta zbulon ligjin e ri, ku njerëzit të cilët do të japin informacion për veprimtarinë e “errët” të institucioneve dhe bizneseve, janë quajtur “Bilbilfryrës”. Një term anglez, që në shqip, por edhe sipas veprimtarisë që ato do të bëjnë sipas ligjit, quhen informatorë apo në zhargon “spiunë”. Ligji i ri përcakton edhe pagesën e “bilbilave”, të cilët do të përfitojnë një pjesë të dëmit apo aferat që ato do të zbulojnë.

 

 

Ligji i ri

Sipas nismës së re, në çdo institucion do të ngrihet një departament i veçantë për “spiunimin”. Po ashtu, sipas parashikimeve ligjore, edhe kompanitë private kanë detyrimin ligjor të ngrenë një strukturë të posaçme për të pritur denoncimet e punonjësve të tyre, të cilëve në çdo rast duhet t’u ruhet anonimati, madje dhe të shpërblehen me një pjesë të vlerës së gjobës apo fondeve që do të përfitohen nga ky denoncim. Në projektligjin e qeverisë, që po diskutohet në nivel ekspertësh dhe me shoqërinë civile, parashikohet që për “spiunët” të akordohen dhe medalje të posaçme, ose në raste të caktuara të ngrihen në detyrë.


Më të lexuarat