Secondary Adv

Sektori i ndertimit ne veshtiresi, numer i ulet i lejeve te dhena

Sektori i ndërtimit në kryerqytet vijon të jetë ende në vështirësi. Efektet negative kanë nisur një vit më parë, pas urdhrit të Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, për pezullimin e lejeve për një periudhë 1 vjeçare, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor.


Aktualisht ende nuk është miratuar Plani i Përgjithshëm Urbanistik, i cili është në periudhë konsultimi dhe pritet që në Shtator të kalojë në Këshillin Bashkiak, e më pas në Këshillin e Kombëtar të Territorit, çka do ti hapte rrugë një procesi normal për marrjen e lejeve të ndërtimit.Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në qarkun e Tiranës janë dhënë 18 leje ndërtimi nga 11 që janë dhënë në 3 mujorin e parë të 2015-ës, rritje kjo thuajse e papërfillshme.


Por edhe pse në mbetet në nivele të ulëta, Tirana regjistrion numrin më të lartë të lejeve të dhëna në shkallë vendi. Ndërsa gjatë vitit 2014, janë dhënë 270 leje ndërtimi në të gjithë vendin, prej të cilave 110 në Kryeqytet, ku një pjesë e mirë prej tyre mund të jenë ende në proces zbatimi.Ndryshimi i planeve urbanistike me ndërrimin e pushteteve ndikon ndjeshëm në këtë sektor, duke i bërë investimet të pasigurta.

 

Kjo pasi në fund të vitit 2012 u miratua plani i urbanistik i Tiranës, i cili u konsultua gjerësisht me qytetarët në të gjitha zonat e kryeqytetit.Por ndryshimi i hartës administrative të Tiranës, solli nevojën e hartimit të një plani të ri që përfshin edhe periferinë, si Dajtin, Kasharin, Petrelën, etj, duke bërë që plani aktual të mos jetë më në fuqi. Ky plan do të sjellë ndryshime dhe rregulla të reja në sektorin e ndërtimit.


Më të lexuarat