Secondary Adv

Bulevardi i ri i Tiranes, IKMT-ja shemb me C4 objektin 30 metra te larte

IKMT ka realizuar sot në mëngjes me shpërthim të kontrolluar shembjen e një godine 30 metra të lartë në kuadër të projektit të zgjatimit të bulevardit të ri të Tiranës.


Eksplozivi ka shembur objektin me tre kulla me një sasi prej 10 kilogramësh C4 tritoli që është vendosur në këmbët e objektit. Për të kryer shpërthimin ishin në zonë edhe xhenjerët e forcave të armatosura.Ndërkohë më herët forca të policisë kishin rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Tani pritet që punonjës të IKMT-së të hyjnë në zonë për të vijuar prishjen e plotë të objektit.Sipas kreut të IKMT-së, Dallëndyshe Bici, shpërthimi i kontrolluar është kryer me sukses dhe sipas parashikimeve të specialistëve pa shkaktuar asnjë problem rreth banesave që ndodhen pranë./Shqip


Më të lexuarat