![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Bashkia e Tiranes nxjerr ne shitje biznesin e ujit me fitime 5 milion euro ne vit
Normën e fitimit bruto të Ujësjellësit të Tiranës prej rreth 23% për vitin 2015, do t’ia kishin zili edhe kompanitë private, që mesatarisht fitojnë 10-15%, apo dhe shumë më pak për kompanitë e mëdha të naftës apo të distribucionit.
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës, e cila pritet të dalë në shitje sipas deklaratës te dy ditëve më parë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka realizuar një fitim para taksave prej 686 milionë lekësh (rreth 5 milionë euro) në vitin 2015, sipas të dhënave nga tatimet, me një rritje të fitimeve prej 30% në raport me 2014-n.
Ujësjellësi i Tiranës zuri vendin e 22 në renditjen e 200 kompanive me fitime më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe vendin e katërt ndërmjet kompanive me kapital shtetëror. Sipas të dhënave nga tatimet, vetëm kompanitë shtetërore të energjetikës, OSHEE, KESH dhe OST patën vlera më të larta fitimi se ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës.UKT sh.a., Tiranë realizoi xhiro vjetore rreth 3 miliardë lekë më 2015 ose 22 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet. Kompania pa rritje të qarkullimit vjetor me 2% në krahasim me 2014.
Normën e fitimit bruto të Ujësjellësit të Tiranës prej rreth 23% për vitin 2015, do t’ia kishin zili edhe kompanitë private, që mesatarisht fitojnë 10-15%, apo dhe shumë më pak (2-5%) për kompanitë e mëdha të naftës apo të distribucionit.Bashkia e Tiranës zotëron 82.5% të aksioneve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, 14.6% i ka Bashkia e Kamzës dhe 2.9% Bashkia e Vorës.Sipas bilancit 2014, vlera e aktiveve afatgjata materiale të Ujësjellësit është 11.3 miliardë lekë, apo rreth 80 milionë euro.Ujësjellësi ka një hua afatgjatë prej 5.7 miliardë lekësh, po sipas bilancit 2014.
Kapitali i saj ishte 6.7 miliardë lekë (48 milionë euro) në fund të 2014-s (përfshirë dhe fitimin e 2014).Ujësjellësi i Tiranës është operatori më i madh i fushës. Tirana deri në vitin 1939 është furnizuar me ujë nga puset vetjake. Në vitin 1939, me përfundimin e qendrës së Tiranës (ndërtimin e ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”), u vu në punë impianti i Pastrimit të Ujit në Brar, i cili merrte ujë në lumin e Tiranës pranë kataraktit me prurje 40 litra për sekondë së bashku me rrjetin që furnizon objektet e ndërtuara.Në vitin 1951, qytetit të Tiranës, përveç impiantit Brar iu shtuan edhe Burimet e Selitës, të cilat pasi përpunohen në Hidrocentralin Lana-Bregas, shpërndahen në depot e Tiranës.
Me rritjen e numrit të konsumatorëve shtohen kërkesat për ujë. Në vitin 1964, Tiranës i janë shtuar burime të tjera: Burimi i Bovillës me prurje Q=140-420 l/sek dhe Burimet e Shën Mërisë me prurje Q=600 l/sek.Në vitin 1988, Tiranës i shtohen burime të reja me ngritje mekanike Bërxull dhe Pishinat. Me rritjen e kërkesave, po në vitin 1988, me fonde të përbashkëta nga Ministria e Bujqësisë dhe Komunale, u krye studimi për ndërtimin e Digës së Bovillës me kapacitet 80 milionë m³/ujë dhe aftësi përpunuese 40 milionë m³/ujë.
Diga e Bovillës përfundoi në vitin 1999, e në funksion të saj u ndërtua impianti i Pastrimit të Ujit, me kapacitet përpunues prej 1800 l/sek. Në janar të 2007-s, Shoqëria Strategjike Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u transferua në pronësi të njësive vendore të zonës së shërbimit që përbëhet nga 3 bashki dhe 16 komuna. Licenca e fundit e shoqërisë është rinovuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Ujit në mars të 2010-s, pas një procesi monitorimi dhe vlerësimi të përmbushjes së të gjitha kërkesave për këtë licencë nga Enti Rregullator i Ujit.
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)