Secondary Adv

Bashkia e Tiranes investim 4 milion dollare per rehabilitimin total te zones se Laprakes

Një investim me vlerë 4 milion dollarë është parashikuar të bëhet në zonën e Laprakës në kryeqytet, projekt i cili përfshin rehabilitim i plotë, duke mos e trajtuar më si zonë periferike.


Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inaigurimit të kopshtit nr 28 në Laprakë në të cilin mësojnë 120 fëmijë.Kopshti nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, përfshi sistemimet e jashtme, këndin e lodrave, këndin e ujit dhe rërës, mbjelljen e bimëve, drenazhimin e ujërave të shiut, si dhe sistemimin e gjithë pjesës së pasme të godinës.Gjithashtu, në ambientet e brendshme është sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik, të cilët janë bërë nga fillimi, duke shmangur problemet që shkaktonin si me lagështirën ashtu edhe energjinë në kopësht, etj.


Më të lexuarat