Secondary Adv

Korridori i 8 projekt strategjik, te perfshihet ne investime nga BE-ja

 

Gjatë vizitës së tij në Itali, si pjesë e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Europian, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vuri theksin në rëndësinë e përfshirjes së korridorit VIII në prioritetet e investimeve në vendin tonë. Haxhinasto diskutoi me homologet edhe për mbështetjen e Korridorit te Kalter që lidh vendet e Ballkanit perëndimor, sipas takimit të Berlinit pak javë më parë.

 

 

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Europian në Milano. Kjo shënon dhe pjesëmarrjen për herë të parë të Shqipërisë në këtë këshill.

 

Korridori i 8

Gjatë mbledhjes së djeshme ka marrë fjalën dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së vendit tonë, Haxhinasto duke vënë theksin në domosdoshmërinë politike, ekonomike dhe sociale të përfshirjes të koridorit VIII  në radarin e investimeve të BE. Këtë të fundit, Haxhinasto e konsideroi dhe si “një kontributor thelbësor për integrimin e rajonit, për paqen dhe prosperitetin e tij”. Gjithashtu Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, gjatë takimit me homologët e tij të Gjermanisë dhe Malit të Zi, diskutoi për mbështetjen e Koridorit Blu që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor.  Koridori kalter gjithashtu ishte dhe një nga projektet e rendësishme të diskutuar, pak javë më parë, gjatë takimit të Berlinit.


Më të lexuarat