![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
32 mln $ buxhet, per invalidet, Xhamine e madhe dhe rruget
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se këtë vit për herë të parë në 5 vitet e fundit do rishikohet buxheti. Ai premtoi se që këtë vit pritet të ulet defiçiti e borxhi publik. Rama tha se me rishikimin e buxhetit do të shlyhen detyrimet ndaj PAK si dhe do të financohen rrugët e mbetura pa përfunduar në të gjithë Shqipërinë.
Ulja e borxhit
“Janë 3,2 mld lekë ose 32 milionë dollarë përtej objektivit ambicioz të vendosur bashkë me FMN që na japin mundësi të fillojmë me uljen e deficitit dhe borxhit. Është e para herë pas 5 vitesh që rishikimi i buxhetit bëhet me rritje dhe jo me rënie. Kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite të kishim qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara për tamatame urbanistike dhe më pas kthehej në kuvend për të rishikuar buxhetin me ulje”, tha Rama.
Fonde per personat me aftësi të kufizuar
Më tej, kryeministri tha se qeveria do i japë fund padrejtësisë më të madhe sociale në vend duke shlyer detyrimet që i ka personave me aftësi të kufizuar. “4,3 mld lekë ose 43 milionë dollarë do shkojnë për personat invalidë, para e tetraplegjikë. Shteti do iu lajë borxhet nga mungesa e plotë e ndjeshmërisë për këtë shtresë. I japim fund padrejtësisë më të madhe sociale e kthyer në instrument për të spostuar paratë për këtë shtresë në funksion të pushtetit”. Kryeministri shtoi se në buxhetin që pritet të rishikohet do përfshihen edhe investime në rrugët e mbetura rrugëve siç i quajti ai projektet infrastrukturore të papërfunduara ende.
Investime infrastrukturore
“15,2 mld lekë ose 152 milionë dollarë shkojnë për investime të lëna rrugëve për infrastrukturë rrugore nga rruga e Valbonës tek Kukës-Kurmë, Lushnje-Berat që është bërë gangrenë, rruga Lin-Pogradec, segmentet e rrugëve Plepa-Rriogozhinë, Korçë-Ersekë. Janë gjithsej 51 projekte që kanë mbetur rrugëve dhe që kanë arritur të financohen në 50% financohen në 100%. Do ju rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë natë”, tha Rama. Kryeministri përmendi edhe vazhdimin e rreth 100 projekteve të tjera rrugore, që ai i quajti “të pashpresa ku është hedhur vetëm çakulli”.
Rendi, 300 mln
Jeni vënë në dijeni për raportin mbi auditin e Ministrisë së Brendshme, për policinë më të shkatërruar të botës për nga pamjet, janë 300 mln lekë që do hyjnë në ndihmë të policisë për mjete infrastrukture.
Xhamia e Re
Nga njëra anë do mbyllim kapitullin që ka penguar ndërtimin e xhamisë së re dhe do mbajmë zotimin për xhaminë e re pa pallat dhe super-merkato ngjitur sic ishte projekti nga Bashkia e Tiranës për arsye që i di mirë bashkia e tiranës dhe i dinë të gjithë se nuk jemi këtu të themi se kush e kishte pallatin dhe super-markatën. Parku i vënë në dispozicion do jetë i besimit dhe besimtarëve, pa apartamente për të shitur dhe për të mbajtur.
Tatimorët, jo më nga njësitë vendore
Dhe dicka tjetër që kam dëshirë ta them dhe do e them, morëm përsipër nga reformat e rëndësishme që ti heqim nga qafa sipërmarrësve të vegjël dhe të mëdhenj, dy palë tatimorët dhe të kemi një sistem administrimi tatimor. Duke e hequr nga pushteti vendor dhe duke e lënë në administrim të tatimeve të Shqipërisë. Kjo ka sjellë një shumë të ardhurave shtesë dhe ulje të telasheve për dyqanxhitë. Dhe bëhet fjalë për një shtesë të konsiderueshme që do i shkojë mbrapsht sërish bashkive, njësive vendore, pra ne nuk do mbajmë asgjë nga kjo shumë, por sic e kemi mbledhur do ia japim bashkive mbrapsht.
Rama: Fond të posaçëm për gjelbërimin urban
Krijojmë fond për gjelbërimin urban, nuk i harrojmë zotimet dhe kemi thënë që do të mbjellin në 4 vite më shumë pemë se ç’janë mbjellë në 20 vjet. Që do ta destinojnë në qytetet që do të paraqesin projekte të gatshme përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve”, u shpreh Rama.
Më të lexuarat
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)
![Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet](images/news/shpronesimett bulevardi maliqqq.png)
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)
![Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike](images/news/aeroporti vlore tendes ost fondi limit.jpg)
![Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara](images/news/klsh borxhet bashkite te pambledhura.jpeg)
![BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum](images/news/banka boterore shqiperia ekonomia.jpg)