Secondary Adv

Liria ekonomike, Shqiperia e para ne rajon

Instituti Fraser ka publikuar së fundmi raportin vjetor të lirisë ekonomike. Shqipëria në renditjen e këtij viti regjistron një përmirësim në renditje me plot 20 pozicione. Shqipëria renditet kështu në vendin e 42-të nga 159 shtete të ekzaminuara.


Një vit më parë vendi ynë zinte pozicionin e 62-të në renditjen e përgjithshme. Raporti i referohet të dhënave të mbledhura në vitin 2014. Indeksi merr në shqyrtim disa kategori, si; Madhësia e Qeverisë, Struktura Ligjore ku përfshihet edhe mbrojtja e së drejtës mbi pronën, paratë e pastra, lehtësia e tregtisë ndërkombëtare dhe legjislacioni.


Treguesit me përmirësimin më të madh në renditje në krahasim me raportin e një viti më pare rezultojnë ai i tregtisë ndërkombëtare, ku Shqipëria është përmirësuar me 35 vende dhe legjislacioni, ku ka nëj ngjitje me 48 vende.Ecurinë më negative e shënon treguesi i madhësisë së qeverisë, ku vendiështë përkeqësuar me 20 pozicione. Sa i përket kësaj kategorie, përkeqësimi vjen nga nën-idneksi mbi diferencat në normat e taksimit, ku ka rënë ndjeshëm treguesi mbi diferencën në normën e taksimit mbi të ardhurat dhe tatimin.


Treguesit më të dobët janë në kategorinë e sistemit ligjor dhe të të drejtave mbi pronën. Treguesi më pozitiv në renditje është ai i parasë së shëndetshme, në vendin e 19 në botë, ndonëse në përkeqësim me 7 vende në raport me vitin e mëparshëm. Fraser arrin në përfundimin se, në krahasim me të gjitha vendet  e tjera të rajonit sa i përket lirisë ekonomike, Shqipëria qëndron në vend të parë.


Më të lexuarat