Secondary Adv

Rriten te ardhurat nga TVSH, 81.6 miliard Lek per 8 mujorin e 2014

 

Ecuria pozitive e të ardhurave nga TVSH në pjesën e parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Financave lidhet me performanca pozitive, që ka ardhur si rezultat i punës së mirë të administratës tatimore në mirë-administrimin tatimor, ku pothuajse të gjitha zërat kanë shënuar rezultate të mira.

 

Te ardhurat ngaTVSH,  janë mbledhur gjithsej për 8 mujorin 2014 rreth 81.6 miliard LEK ose 16.4 përqind më shumë (11.4 miliard LEK) se një vit më parë dhe 7.5 përqind më shumë (5.6 miliard LEK) se plani i periudhës për vitin 2014. Të ardhurat e mbledhura mbi furnizimet e brendshme jane 18.3 miliard LEK TVSH për periudhën janar-gusht, nga 16.3 miliard LEK të planifikuara, ose me një rritje prej 109% nga planifikimi.

 

Në bazë të të dhënave të 7 mujorit 2014 nga administrata tatimore, të gjithë sektorët e ekonomisë kanë performuar me rritje nga TVSH-ja në krahasim me 7 mujorin 2013, të tillë si sektori i prodhimit me një rritje 19.6%, sektori i transportit me rritje prej 38.3%; sektori i tregtisë me rreth 232.6%. Kjo rritje ka ardhur kryesisht në bazë të punës së mirë administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale nga tatimpaguesit dhe sektori i shërbimeve me rritje 3%. Rënie të dukshme ka pasur sektori i prodhimit me 35.8%.

 

Sipas financave, nga muaji shkurt 2014 filloi zbatimin procedura e re e rimbursimit nëpërmjet sistemit të thesarit të shumave të TVSH, e cila siguron korrektesën në zbatimin e afateve ligjore për rimbursim e TVSH me synimin e moskrijimit të detyrimeve të prapambetura. Konkretisht, për periudhën 8 mujore 2014, shuma e rimbursimit të TVSH-së ka arritur në 4.1 miliard LEK. Gjithashtu, të ardhurat e mbledhura nga importet ishin ndjeshëm mbi nivelin e pritshëm, 63.2 miliard LEK TVSH nga 59.1 miliard LEK të planifikuara. Për këtë periudhë, të ardhurat nga TVSH-ja në doganë përbëjnë rreth 65.2 përqind të të ardhurave gjithsej nga TVSH.

Në këtë performancë të mirë të TVSH-së ndikim të ndjeshëm ka pasur TVSH në import, e cila për 8 mujorin 2014 është realizuar në masën 4.1 miliard LEK më shumë se plani fillestar. Importet e  taksueshme janë  rritur vetëm  me 2% për shkak edhe të rritjes mbi normë të importeve të disa artikujve kryesore të akcizes në tremujorin e fundit të vitit 2013. Ndërkohë, rritja e bazës së taksueshme për TVSH-në është rritur me 8%, gjë që konfirmon punën më të mirë që është bërë përsa i përket kontrolleve të cilësisë dhe vlerësimit të mallrave.

 

Lidhur me TVSH ka pasur dhe politika të reja fiskale gjatë 2014, dy prej të cilave kanë ndikuar negativisht në realizimin e të ardhurave nga TVSH-ja në import, por që efekti negativ i tyre është neutralizuar nga mirë-administrimi doganor.

 

• Barnat: Nga 1 prill 2014 është hequr tvsh për barnat. Vlerësimi i impaktit në të ardhura nga tvsh ka qënë 1 miliard lek për gjithë vitin. Në periudhën prill- korrik 2014, heqja e këtij përjashtimi ka ndikuar me rreth 894 milion LEK, pra rreth 450 milion LEK më shumë se plani.

 

•Makineri dhe pajisje: Në muajin maj 2014 hyri në fuqi vendimi ministror i cili zgjeroi listën e makinerive dhe pajisjve që përjashtohen nga tvsh-ja. Ky vendim synoi uljen e mëtejshme të kostove te biznesit, për të rritur industrializimin e biznesit investues dhe prodhues në vend. Efekti negativ i shtuar është rreth 1 miliard LEK./ATSH


Më të lexuarat