Secondary Adv

Importi i mbetjeve, ja vendndodhja e 15 fabrikave te riciklimit

Qeveria po kërkon të importojë mbetje nga jashtë për t’i ardhur në ndihmë kompanive të riciklimit të cilat sipas saj gjenden në vështirësi.


Po ku janë të vendosura këto fabrika dhe çfarë mbetjesh përpunojnë?  15 fabrika riciklimi ushtrojnë aktivitetin e tyre midis Tiranës dhe Durrësit, por ne te gjithë vendin numri i kompanive te tilla sipas riciklo.al një platforme ne internet qe mbështet aktoret qe punojnë ne këtë fushe arrin ne 30 te cilat shtrihen dhe ne rrethe si Berati, Bilishti, Dibra e Elbasani.


Tete prej këtyre kompanive te vendosura ne Vorë, Mëzez, Yzberisht, në fshatin Gjokaj në autostradën Tiranë¬-Durrës, në Vaqar, në Durrës, Bërxull¬-Domje dhe në Bregun e Lumit në Tiranë përpunojnë mbetjet plastike. Specialistet e rendisin këtë lende nder mbetjet me te rrezikshme dhe me ndikim te drejtpërdrejt ne mjedis ndersa shtetet te ndryshme po përpiqen te minimizojnë prodhimin e saj.


Po tete është edhe numri i fabrikave qe merren me riciklimin e metaleve si alumin, bakër, bronx, hekur dhe çelik dhe deri bateri.Ekspertet tregojnë se alumini pas riciklimit lëshon ne ajër kimikate ndërsa prodhon mbetje me përmbajte te larte toksike te cilat nëse nuk merren masat e duhura mund te kontaminojnë ujerat nëntokësor.


Bateritë renditen nder mbetjet me te rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut për shak te elementeve me te cilat mbushen ndërsa letra cilësohet me me pak risk.Këto fabrika janë te vendosura ne Mëzez dhe Marikaj, Durrës dhe në Bregun e Lumit në Tiranë. Ndërsa risku qe paraqesin mbetje te tilla është i qarte pikëpyetje lindin për teknologjitë qe përdorin kompanitë ne vendin tone, a janë ato te duhurat për te garantuar qe gazrat  apo lendet toksike qe gjëndërohen pas procesit te riciklimit te kthehen ne rrezik për shëndetin e njerëzve?


Më të lexuarat