BSH: Qytetaret kane marre 9.6 per qind me shume kredi per konsum
Qytetarët shqiptarë kanë marë më shumë kredi për konsum gjatë tremujorit të tretë të 2016.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojë se kredia për këtë ka shkuar në 36% nga 27% që ka qenë në tremujorin e dytë.
Ndërkohë që konstatohet rënie e kredisë për blerjen e një banese.Sipas ekspertëve kjo tendencë ka ardhur si pasojë e lehtësimit të standarteve për kreditë konsumatore.Kushtet e vështira financiare kanë detyruar shqiptarët që të marin më shumë kredi për konsum në tre mujorin e tretë të 2016.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia konsumatore është rritur me rreth 9% duke shkuar në 36% nga 27% që ka qenë në tremujorin e dytë 2016.
Ndërkohë që nuk është e njëjta tendencë për marrjen e një kredie për banesë pasi huaja u ul në 2% nga 11 % që ishte në tremujorin e dytë. Sipas ekspertëve të bankave kjo situatë ka ardhur pasi në tremujorin e tretë të vitit 2016 standardet e kreditimit u lehtësuan për kreditë konsumatore.
Bankat thonë se standardet e kredisë së akorduar individëve do të lehtësohen më tej në tremujorin e katërt të vitit 2016, si për kreditë për blerje banese ashtu edhe për financim konsumi. Ekspertët e bankave presin që kërkesa e individëve të jetë me rritje edhe në tremujorin e fundit të vititRritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2016 është nxitur nga disa faktorë, si përmirësimi i kushteve të kreditimit, rritja e nevojës për financimin e konsumit si dhe për financimin e blerjes së banesës.
Bankat raportojnë se edhe mungesa e burimeve alternative për të gjetur burime financimi dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur rol pozitiv në ecurinë e kërkesës për kredi nga individët.Banka e Shqipërisë konstaton se Standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar në tremujorin e tretë. Ky faktor është vënë re kryesisht në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa kanë mbetur të pandryshuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme./Ora