![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
ATP ndan 90 milion leke per pronaret ne Tirane, Durres, Elbasan e Vlore
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale.
56 pronarë përfitojnë kompensimin e pronës deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla. Pronarët që kompensohen për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan. Përmes një njoftimi, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shqyrtuar kërkesat për kompensim pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të cilat është përcaktuar masa e shpërblimitpër secilin pronar.
Shqyrtimi
Në përfundim të procesit të shqyrtimit të kërkesave u vendos që për 54 dosje të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave të shpërndahen kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 2 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse). Shuma e përgjithshme që kanë përfituar pronarët është 90 539 488,56 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfituese publikohen nga gazeta. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël nëllogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.
Aplikimet
Për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekësh dhe gjithashtu të hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si më poshtë. 1. Kërkesa-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATPsë, të plotësuar sipas rubrikave. 2. Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. 3. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. 4. Vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBANi përkatës. 5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit. 6. Certifikata familjare e kërkuesit.
56 pronaret qe marrin parate
Myzejen Buca Shkodër
Fuat Buca Shkodër
Vjollca Azuni Tiranë
Ismali Musi Tiranë
Meqele Hidri Tiranë
Metiha Muho Tiranë
Fjoralba Sorra Vlorë
Ilir Agalliu Vlorë
Spartak Toptallaj Vlorë
Kujtim Barakaj Vlorë
Meliha Laloku Tiranë
Nadire Leka Tiranë
Fatmir Mumajezi Tiranë
Behexhete Haseqiu Elbasan
Emine Çelirama Elbasan
Mustafa Cani Elbasan
Haxhire Disha Tiranë
Sanije Aldisha Tiranë
Muharrem Disha Tiranë
Qefsere Brahja Tiranë
Ismete Beroni Tiranë
Qemal Disha Tiranë
Hajrie Kokonozi Tiranë
Hamid Disha Tiranë
Melvi Disha Tiranë
Rid Mlika Lezhë
Gëzim Rrjolli Lezhë
Ikbale Mazani Elbasan
Engjëllushe Bevapi Elbasan
Naim Xhafa Tiranë
Suzana Tabaku Tiranë
Kudrete Hoxhallari Tiranë
Silvana Mestan Tiranë
Bukurije Kapllani Tiranë
Kume Keta Tiranë
Sabrije Durmishllai Tiranë
Adriatik Maksuti Tiranë
Gentian Grari Tiranë
Eni Kokona Tiranë
Nervina Radhëshi Tiranë
Lindita Kokona Tiranë
Xhejn Kokona Tiranë
Adrian Kondi Tiranë
Dorian Muça Tiranë
Arben Maskaj Vlorë
Elisa Thanasi Durrës
Mondi Malja Tiranë
Meta Mema Elbasan
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)