Secondary Adv

Shqiperia e 111-ta per disponueshmerine dhe cilesine e infrastruktures se transportit

Publikohet indeksi për lehtësimin tregtar 2016, i cili vlerëson 136 ekonomi bazuar në kapacitetin e tyre për të lehtësuar rrjedhën e të mirave nga kufijtë në destinacion.

 

Raporti, ku tregohen përllogaritjet e indeksit,  është hartuar nga Aleanca Globale për Lehtësi në Tregti në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror. Indeksi, i cili mbështet në disa shtylla kryesore, e rendit Shqipërinë të 60-tën nga 136 vende.Për sa i përket qasjes në tregun e vendas Shqipëria renditet e teta, duke humbur dy vende në klasifikim krahasuar me vitin 2014. Në këtë tregues janë marrë në shqyrtim tarifat dhe kompleksiteti i tyre, si dhe pjesa e importeve të cilat janë pa doganë.


Jemi të 52-tët për sa i përket qasjes në tregun e huaj, duke përkeqësuar renditjen në krahasim me 2014-ën kur vendi renditej i 44-ti. Dy janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë shtyllë, tarifat me të cilën përballen shqiptarët që bëjnë tregti jashtë dhe preferenca konsumatorë ndaj mallrave të tyre.
E 50-ta në lidhje me transparencën dhe efikasitetin me administratën kufitare, ku treguesi që përkeqëson renditjen është efikasiteti i procesit të zhdoganimit.
Ndërsa në lidhje me disponueshmërinë dhe cilësinë e infrastrukturës së transportit, Shqipëria është e 111-ta në renditje, duke kaluar vetëm Bosnje dhe Hercegovinën nga vendet e rajonit. Shkak për këtë është cilësia e dobët hekurudhore, numri i kilometrave ajrore në dispozicion, si dhe cilësia e rrugëve.Në shtyllën e “Mjedisit Operues”, vendi renditet i 59-ti. Sipas raportit, problem vazhdon të mbetet mbrojtja e pronës private dhe financimi.


Më të lexuarat