Secondary Adv

Indeksi i Lirise Ekonomike 2017, Shqiperia e 13-ta ne bote

Shqipëria renditet e 13-ta në Botë në indeksin e lirisë ekonomike 2017, që publikohet çdo vit nga Heritage Foundation. Vendi ynë është përmirësuar me plot 20 pozicione në këtë renditje, duke zbritur kështu në vendin e 13-të nga vendi i 33-të i një viti më parë.


Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar sa i përket lirisë ekonomike të një vendi. Ndër të tjera, Shqipëria lë pas të gjitha vendet e tjera të rajonit, ndërkohë që një vit më parë qendronte pas Bullgarisë dhe Rumanisë.Në këtë raport, "Heritage Foundation" merr në vlerësim 186 shtete në të gjithë globin. Indeksi i referohet lirisë së tregtisë, dhe vendi ynë grumbullon plot 87.7 pikë, nga 87.6 pikë që grumbullonte një vit më parë.


Një vit më parë ndërkohë, Shqipëria fitonte plot 30 pozicione, duke e çuar përmirësimin në hrakun e dy viteve në 50 pozicione.Indeksi që publikohet çdo vit nga "Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal" tenton të evidentojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes lirisë së tregtisë dhe mirëqënies apo prosperitetit ekonomik të një vendi. Në vend të parë në rang global qendron Hong Kongu i ndjekur nga Lichtenchtein.


Më të lexuarat