Secondary Adv

Ahmetaj: Te ardhurat nga duhani jane rritur 17 per qind

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe kompania “Philip Morris International” nënshkruan dje Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të luftës kundër tregtisë së paligjshme të duhanit.


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi se “Lufta kundër tregtisë së paligjshme, informalitetit dhe duhani, si një nga industritë që është prekur vazhdimisht nga ky fenomen, ka pasur nga ana e qeverisë një fokus të veçantë.Vetëm në dy vitet e fundit janë zhvilluar një numër i madh aksionesh, sidomos për mallrat e akcizës, që rezultuan në mbylljen e disa fabrikave ilegale, sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të duhanit dhe në ndërprerjen e zinxhirëve ilegalë të prodhimit dhe furnizimit me këto produkte.


Krahas kësaj, ne po implementojmë politika fiskale të përgjegjshme dhe si rezultat, të ardhurat e mbledhura nga duhani dhe produktet e tij janë rritur me pothuaj 17%. Rezultati i pritshëm in deklarimit të importit të cigareve, me rreth 500 tonë më shumë se viti i kaluar, është tregues patjetër i suksesit të administrimit fiskal”, theksoi ministri, i cili inkurajoi bashkëpunimin qeveri-sipërmarrje për avancimin e luftës kundër paligjshmërisë në ekonomi.


Më të lexuarat