Secondary Adv

Makinerite dhe tubat per gazsjellesin TAP, rrisin me 7 per qind importet e 10-mujorit

Të nxitura nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP, importet panë një rritje vjetore me 7% gjatë 10-mujorit.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se dy grupet e importeve që lidhen me projektin, “Materialet e ndërtimit” dhe “Makineri – pajisjet” u rritën me mbi 12% në krahasim me një vit më parë, duke shënuar rritjen më të lartë se të gjitha grupmallrat e tjera.Importi i materialeve të ndërtimit shënoi një vlerë 63 miliardë lekë për 10-mujorin nga 55.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje gati 13%. Kjo rritje erdhi për shkak të hyrjes në vendin tonë të tubave që do t’i shërbejnë gazsjellësit TAP.Po me këto ritme u rritën edhe importet e makinerive dhe pajisjeve, të cilat shënuan 104.8 miliardë lekë ose 13.8% më shumë se një vit më parë. Edhe ky grup mallrash lidhet me investimet në gazsjellës dhe në hidrocentrale.

 

Importet u rritën edhe për grupin e ushqimeve dhe pijeve alkoolike me 3.4% këtë vit. Kjo për shkak të volumeve më të larta të importit të disa pijeve, sidomos birrës.Rritje të madhe këtë vit kanë pasur edhe importet e veshjeve dhe këpucëve, me 17%. Gjatë dhjetë muajve u importuan 65 miliardë lekë veshje dhe këpucë nga 55.4 miliardë lekë një vit më parë.

 

Rritje dyshifrore pa edhe importi i lëkurëve dhe artikujve të lëkurës, një pjesë e së cilës i dedikohet industrisë së fasonit, që për të njëjtën periudhë ka shënuar një rritje dyshifrore.I vetmi zë me rënie shihet të jenë mineralet, energjia dhe lënda djegëse me 17%. Kjo ulje i dedikohet importeve më të pakta të energjisë elektrike si rezultat i një viti të mbarë reshjesh, gjë që ka ulur kërkesën për blerje nga jashtë.


Më të lexuarat