Secondary Adv

Drejt perfundimi stadiumi Elbasan Arena

 

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Twitter” një foto të sheshit përpara stadiumit “Elbasan Arena”, ku ekipi Kombëtar i futbollit do të zhvillojë ndeshjet e tij. “Sheshi përpara Shtëpisë së Re të Kuqezinjve #ElbasanArena”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij
Dyert e stadiumit “Elbasan Arena” janë mbyllur. Një urdhër i ditës së djeshme nga ana e drejtorit të stadiumit, Dritan Kadia, për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të këtij impianti, ka gjetur zbatim menjëherë. Në këtë mënyrë, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri nga përfundimi i impiantit.

 


Ambientet ne Elbasan Arena


Nga pamjet duket që është brenda kushteve më optimale të kërkuara, që nuk ka asgjë mangët në krahasim me stadiumet e tjera në Europë. Ditën e djeshme janë vendosur edhe stolat në tribunën qendrore, që janë më ndryshe nga ato të pjesës tjetër të stadiumit dhe përbëhen nga dy ngjyra, kuq e zi. Dyert dhe dritaret që janë pjesë e tribunës, kanë filluar të vendosen, ashtu si edhe në pjesën e fasadës përballë, që ende vijon të jetë e mbuluar me një rrjetë. Pjesë e rëndësishme e infrastrukturës janë edhe banjot, që janë në prag të përfundimit, ku bie në sy ngjyra blu me të cilën janë lyer muret.

 

 


Punimet per stadiumin e ri


Puna më e madhe nga jashtë është përqendruar te sheshi përpara stadiumit, ku edhe duhet të sigurohen 400 vende parkingu. Prej ditësh ka filluar shtrimi me pllaka dhe burime pranë punëtorëve që po merren me punimet, zbulojnë një detaj interesant. Në mes të sheshit është projektuar një shqiponjë, e cila do të jetë e ndriçuar gjatë natës, duke e bërë më interesant këtë shesh. Megjithatë, ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit ky detaj. Siç dihet, përreth perimetrit të stadiumit ka filluar shtrimi me asfalt, ku është krijuar mundësia e shkëmbimit të dy makinave. Gjithashtu ka edhe një trotuar për këmbësorët.
E veçanta është se këto ditë është vendosur edhe ndriçimi përgjatë rrugës së stadiumit dhe neonet janë vendosur pikërisht në murin rrethues të jashtëm të këtij impianti. Ndeshja e parë që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në “Elbasan Arena është më 11 tetor me Danimarkën, e vlefshme për eleminatoret e  Euro 2016.


Më të lexuarat