Secondary Adv

Strategjia e qeverise, makinat para 1995 do te nxirren nga perdorimi


Të gjitha makinat që qarkullojnë në vendin tonë dhe rezultojnë të jenë me prodhim para vitit 1995, së shpejti kanë për t’u nxjerrë nga përdorimi. Kjo në kuadër të masave të posaçme të Strategjisë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, hartuar nga qeveria dhe e publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

 

Gazeta “Panorama” shkruan sot se qeveria ka një strategji për uljen e ndotjes së mjedisit. Bëhet fjalë për një program financimi për blerjen e mjeteve me kilometrazh zero dhe rritje e taksave. Qeveria ka në plan që të nxjerrë jashtë qarkullimit automjetet e para vitit 1995, me synimin e uljes së ndotjes në mjedis. Ky propozim mund të prekë mbi 20 mijë njerëz.

 


Strategjia e Qeverisë për uljen e ndotjes së mjedisit. Program financimi për blerjen e mjeteve me kilometrazh zero dhe rritje e taksave. Thellim të diferencimit në taksim për mjetet sipas vjetërsisë. Qeveria ka në plan që të nxjerrë jashtë qarkullimit automjetet e para vitit 1995, me synimin e uljes së ndotjes në mjedis.
Ky propozim, i cili ende mbetet i padefinuar deri në fund mund të prekë jo pak, por mbi 20 mijë njerëz. Në vendin tonë parku i mjeteve mbetet relativisht i vjetër, duke sjellë si pasojë emetimin e karbonit në nivele relativisht të larta. Në këto kushte, tri janë propozimet e bëra: e para, ajo e heqjes së pjesës më të vjetër të parkut të mjeteve; e dyta, zgjerimi i diferencimit në taksim sipas viteve të mjetit; e treta, program për nxitjen e blerjes së mjeteve të reja.

 

Kërkesa


Propozimi për heqjen e makinave të para vitit 1995 vjen nga Ministria e Mjedisit në Strategjinë Kombëtare për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit, të miratuar vetëm pak kohë më parë. Në këtë strategji llogaritet saktë edhe efekti që mund të ketë një masë e tillë.

 

Masat konkrete


- Të gjitha modelet e makinave që vijnë në Shqipëri duhet të plotësojnë standardet europiane të emetimeve;
- Do zbatohet kontrolli i shkarkimeve të makinave si pjesë e procedurave vjetore të testimit të tyre;
- Do forcohet kontrolli i shkarkimeve të makinave afër rrugëve dhe të vendosen gjoba fikse në qoftë se ato nuk i plotësojnë limitet ligjore;
- Do nxitet përdorimi i karburanteve dhe makinave më të pastra përmes taksave të diferencuara.
Taksat e makinave që paguhen për ndotjen:
- Taksa e importit për makinat e përdorura. Në qershor 2013, hyri në fuqi vendimi për përgjysmimin e taksës për makinat e përdorura.
- Taksa e karbonit.Taksa është vendosur në nivelin e 0.5 lek (0.5 cent) për litër benzinë dhe benzoli dhe 1 lek (1 cent) për litër dieseli. Kjo taksë është e vënë si për karburantet e vendit, si dhe për ato të importuara. Kjo taksë u prezantua më 2002 dhe niveli i saj nuk ka ndryshuar që atëherë.
Deri në 5 herë më të larta se vlerat e lejuara të nivelit të ndotjes së ajrit, rezulton të jetë situata e këtij treguesi, sipas monitorimeve të kryera në qytete kryesorë si Tirana dhe Elbasani.


Më të lexuarat