Secondary Adv

Shemben 60 objekte pa leje tek rruga Bardhyl nga INUK


Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ndërkohë që sot pritet që të shemben të gjitha ndërtimet pa leje në ‘Rrugën Bardhyl’.

 


Aksioni i INUK për shembjen e ndërtimeve pa leje, ka vijuar edhe ditën e djeshme në kryeqytet. Mbasditen e sotme, aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përqendrua në rrugën “Bardhyl” për lirimin e hapësirave publike.
Deri tani janë shembur 60 objekte pa leje, ku 30 objekte janë shembur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërsa 30 objekte të tjera janë shembur përgjatë “Unazës” që të dërgon në drejtim të rrugës “Hoxha Tahsim”

 


INUK do të vazhdojë aksionin për shembjen e lokaleve dhe godinave që kanë zënë hapësirat publike në të gjithë kryeqytetin, ku sipas evidentimeve të bëra nga specialistët urbanistikë në Tiranë janë rreth 600 ndërtime pa leje që janë shembur ose do të shemben në ditën në vijim.


Më të lexuarat