![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Terminali i ri i autobuseve te Tiranes do te ndertohet ne Sauk
Një terminal i ri për autobusët pritet të ndërtohet në juglindje të Tiranës, në Sauk, pranë TEG.
Bashkia Tiranë ka miratuar projektvendimin për “Përcaktimin e vendndodhjes së terminalit jug-lindor të autobusëve në Bashkinë e Tiranës”, ku ka ngarkuar strukturat përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës të lidhin një marrëveshje më Praslin Investment AL Sh.A. për garantimin e investimit me fondet e Praslin Investment AL Sh.A. dhe operimin e terminalit jug-lindor të transportit të autobusëve prej kësaj të fundit për më së paku 20 vjet.Vendimi vjen pasi me shkresën me datë 18.12.2015 nr./prot. 21864 shoqëria Praslin Investment AL. Sh.A. kishte bërë propozimin e pakërkuar për ndërtimin e terminalit jug-lindor.
Terminali
Sipas relacionit të Bashkisë, Terminali Jug-lindor është alternativa më e mirë për t’u ofruar shërbim 23% të hyrje/daljeve ditore nga qyteti i Tiranës nëpërmjet këtij shërbimi nga krahu i Rrugës së Elbasanit, duke lehtësuar kështu ndjeshëm trafikun në Tiranë dhe duke iu ofruar qytetarëve një shërbim më eficent në kohë dhe vlerë monetare.
Projekti i Terminalit Jug-lindor i paraqitur propozon ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e Terminalit Jug-lindor të Tiranës për autobusët. Ai do të ngrihet pranë hyrjes së autostradës Tiranë – Elbasan dhe segmentit lindor të unazës së madhe të Tiranës dhe do të ofrojë shërbimet e plota të një terminali bashkëkohor si dhe ambiente të tjera shtesë për shërbimet të domosdoshme për udhëtarët dhe operatorët e shërbimit të transportit, gjatë stacionimit të tyre.
Projekti i Terminalit Jug-lindor, do të zhvillohet në një pronë private të ofruar nga investitori me një sipërfaqe totale 20.000 m2 e cila ofron akses mjaft të kënaqshëm për zhvillimin e Terminalit. Kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambientet e hapura dhe ndërtesat kryesore e Terminalit. Ambientet e hapura, të cilat përfshijnë sheshet, rrugët e qarkullimit të brendshëm të Terminalit, trotuaret, pikat e kontrollit të hyrje-daljeve në terminal zënë një sipërfaqe prej 12.000 m2.
Gjithashtu në kufirin perëndimor të Terminalit do të realizohet një rrugë që do të shërbejë për të lidhur Terminalin dhe pronat e tjera (jo pjesë e Terminalit, me autostradën Tiranë – Elbasan dhe unazën e jashtme të Tiranës. Kjo rrugë do të realizohet së bashku me sistemin e përroit të Kabillit (sipas Projektit Inxhinierik përkatës dhe zë një sipërfaqe rreth 1500 m2). Ndërtesa që do të ketë shërbimet kryesore të Terminalit ka një sipërfaqe rreth 10.500 m2, të organizuara në dy kate. Sipas propozimit, kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambientet e hapura dhe ndërtesat e Terminalit, të cilat do të përbëhen nga:
– Sallë pritje (kati -1) – 650m2
– Holle dhe korridore (kati përdhe dhe kati -1) – 1600 m2
– Biletari (kati përdhe) – 80 m2
– Njësi Tregtare (kati përdhe) – 185 m2
– Bar – Kafe (kati përdhe dhe kati -1) – 225m2
– Zyrat për kompanitë e transportit (ndërkat i katit përdhe) – 450m2
– Servisi për mirëmbajtjen e autobusëve (ndërtesë e veçantë ) – 200m2
– Bagazhe (kati përdhe) – 100 m2
– Zyrat e menaxhimit dhe sigurisë së Terminalit – 200m2
– Ambient çlodhje për shoferet (ndërtesë e veçantë) – 100m2
– WC (kati përdhe) – 110m2
– Kabinë elektrike – 70 m2
Ndërsa në Parkimin me një sipërfaqe prej 6000 m2 përfshihen:
– Vendqëndrime për autobusët qytetas dhe mbërritjet -9;
– Vendqëndrime për nisjet – 24;
– Vendqëndrime për nisjet 8+1 -9;
– Parkim bus në pritje -12;
– Taksi 4+1 -5;
– Kiss and ride -10;
– Parkim për makina private -150;
– Hapësirat e këmbësorëve dhe dy katet e ndërtesës janë të lidhura me paltfromat e Terminalit, nëpërmjet shkallëve fikse, shkallëve lëvizëse dhe ashensorë.
Lidhja e Terminalit me autostradën Tiranë – Elbasan dhe Unazën e madhe të Tiranës, do të realizohet me anë të një rruge që do të kalojë mbi përrua (me tombino). Sipërfaqja e rrugës parashikohet të jetë 1,500m2.
Trafik i rënduar
Trafiku hyrës total në Tiranë (autobus / minibus) numëron në 18,066 njësi. Rrugët kryesore hyrëse janë Rruga e Durrësit me 7,250 transferta / ditë (e barabartë me 40% të totalit të flukseve përbrenda), pasuruar nga Rruga e Elbasanit me 5,270ntransferta / ditë (29%); Rruga e Kavajës me 4,674 transferta / ditë (26%) dhe më në fund Rruga e Dajtit me 872 transfertat / ditë (5%).
Transfertat e përditshme me autobus / minibus dalëse janë më të shumta se ato hyrëse dhe vlerësohen deri në 20,776 njësi. Rruga kryesore dalëse është përsëri Rruga e Durrësit në të cilën tranzitojnë 44% e automjeteve (9,092 transfertat / ditë). Rruga e dytë kryesore është Rruga e Kavajës (7.292 transferta / ditë barabartë me 35% të totalit t e flukseve dalëse), e cila së bashku me Rrugën e Durrësit përbën gati 80% të totalit të flukseve të trafikut dalës. Rruga e Elbasanit (3.528 transfert / ditë barabartë me 17% të flukseve dalëse) dhe Rruga e Dajtit (Dibrës) ( 864 tranfertat/ ditë barabartë me 4% të flukseve dalëse), e cila, edhe më pak e rëndësishme dalëse për Tiranën.
Në projektin Plani Rregullator Urban i Bashkisë Tiranë (2009), si dhe në planin që është në proces janë përcaktuar disa “stacione fundore” apo terminale për transportin publik të Tiranës, dhe njëri nga at është pikërisht në Sauk që është qendra e trafikut për flukset e udhëtarëve që vijnë nga zona jug-lindore e Shqipërisë si edhe trafiku ndërkombëtar që i bashkohet këtij fluksi. Po kështu në planet për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, që për seksionin e saj jug-lindor është drejt përfundimit, shihet se, me ndërtimin edhe të seksionit veri-lindor, stacioni i Saukut pranë TEG-ut kthehet në një nyje mjaft të rëndësishme e trafikut dhe me një pozicion ideal për një terminal të transportit publik i cili do të lehtësonte mjaft edhe trafikun që hyn në Tiranë nga jug-lindja.
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)